Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Ramos diktoi merkaton e Real Madridit, refuzoi transferimin e kolumbianit

E përditshmja spanjolle “Don Balon” ka zbuluar sot se sulmuesi kolumbian Radamel Falcao ishte pranë transferimit te Real Madrid në merkaton e janarit. Ky transferim nuk u realizua për një arsye: Sergio Ramos. Kapiteni i “los blancos” ka vënë veton, duke paralajmëruar presidentin e klubit Florentino Perez se ardhja e sulmuesit kolumbian do të prishte ekuilibrat e skuadrës dhe të repartit sulmues.

Falcao, 32 vjeç, luan në Francë me skuadrën e Monaco, nga e cila ai synonte të largohet, pasi ekipi është në vendet e fundit në renditje dhe rrezikon rënien nga kategoria. Skuadra “merengues” ka menduar seriozisht për të afvruar një sulmues me përvojë si Falcao, që do të ndihmonte skuadrën e Real në pjesën e dytë të sezonit. Por Ramos ka kundërshtuar transferimin e sulmuesit kolumbian.

Related posts

MERKATO TEK INTER/ Nainggolan drejt qëndrimit, Eriksen nuk lëviz! Largohen dy futbollistë

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, Ronaldo kalon portugezët në epërsi

Delo.autor

TRONDITËSE/ Ish lojtari i Barcelonës zihet në lokal për një grua, përfundon në spital

Isa.Autor

Leave a Comment