Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK INTERI/ Ideja e çmendur dhe telefonata e Zannettit, Icardi shkëmbehet me…

Pasi është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e grupit, që ka pushuar, pas ndeshjes në Europa League ndaj Rapid Wien, Mauro Icardi ka pasur një takim të shkurtër, thuajse 15 minuta, me administratorin Beppe Marotta, ku kanë sqaruar pjesën e shiritit të kapitenit, por që ende asgjë nuk ka mundur të filtrojë.

Ndërkohë, sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, ditën e sotme, në një restorant milanez, Javier Zanetti ka marrë një telefonatë të rëndësishme: Andrea Agnelli. Një bisedë mes zotërinjsh, thjesht për të kuptuar se cili është qëllimi i Interit me sulmuesin argjentinas në fund të sezonit dhe, nëse klauzola prej 110 mln eurosh mund të paguhet.

Juventusi i ka vënë gishtin Icardit dhe do të provojë seriozisht, teksa në këtë operacion, nëse kthehet nga Londra mund të përfshihet edhe Higuain. Sigurisht, kjo hipotezë e nxjerrë nga mediet italiane duket shumë e çuditshme, edhe pse asnjëherë nuk i dihet.

Për t’u nënvizuar edhe ide tjetër: Marotta është i dashuruar pas Dybala dhe Juventusi, në rast se vjen oferta e duhur, do ta shiste argjentinasin, por nëse do të binte dakord për një shkëmbim me Icardin, atëherë gjithçka mund të ndodhë…

Related posts

Real Madrid dhe Barcelona në garë për De Bruyne

Q.Autor

“COVID-19 KA NDËRLIKUAR GJITHÇKA”/ Igli Tare: Refuzova Milan dhe ishte vendimi më i vështirë

Delo.autor

PROBLEME PËR REALIN/ Zidane infektohet me COVID, pritet që…

F.autor

Leave a Comment