Futboll Sport

Arbnor Fejzullahu debuton me klubin e ri, një SHQIPTAR i shënon PSV-së

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu ka debutuar ditën e sotme me fanellën e Xamax, në miqësoren ndaj PSV-së që përfundoi me rezultatin 1-1.

Fejzullahu u hodh në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Ndërkohë që golin për skuadrën zvicerane e shënoi një tjetër futbollist shqiptar.

Behet fjalë për 20-vjeçarin, Arbeni Xhemajli, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, duke barazuar shifrat, pasi më parë, në minutën e 19-të holandezët kishin kaluar në avantazh me anë të Berguin.

Xhemajli ashtu si Fejzullahu u aktivizua në pjesën e dytë. Edhe pse në rolin e mbrojtësit, ai arriti të gjente rrugën e rrjetës. Futbollisti shqiptar ka luajtur 6 takime me shpresat e Kosovës, ndërsa ka qenë i grumbulluar edhe për takimin e Kosovës ndaj Shqipërisë.

Related posts

DY SUPERYJET NË SPORTIN E BOKSIT/ Ronaldo apo Neymar, cili e fitoi duelin në ring? (VIDEO)

Delo.autor

ELEMINIMI NGA EUROPIANI/ Griezmann: Jemi të trishtuar, por nuk justifikohemi

F.autor

DIFERENCA E FRIKSHME FINANCIARE/ Rroga e Neymar sa e gjithë borderoja e Atalantës

Delo.autor

Leave a Comment