Aktualitet Futboll Shqipëri

E FUNDIT/ Pocedohet penalisht administratori i një ekipi të Superligës. Kishte… (EMRI)

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Supërligës, për shkak se sportistët e tij reklamonin në fanellat e tyre, logot e kompanive të basteve.

 

 

Policia bën të ditur se është procedura penalisht shtetasi Gazmend Vogli, 30 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale, “shpërdorim detyre”.

Njoftimi i Policisë

Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Specialistët e Seksionit  për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë  proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjec, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.

Në datën 09.02.2019 në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës  është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Related posts

KATAR 2022/ Italia mposht Bullgarinë falë dyshes Belotti-Locatelli dhe mban kreun e Grupit C

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafa e tij i kushtoi finalen Bayern-it, Ulreich u kërkon falje tifozëve

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ RIVER PLATE/ Tevez rrëfen planet e karrierës: Nuk më mbetet më asgjë, nëse fitoj sot…

Isa.Autor

Leave a Comment