Futboll Sport Të tjera

EMRI I FRIKSHËM I SULMUESIT KOLUMBIAN/ Shihni si quhet pas bashkimit të 12 muajve të vitit

Lojtari kolumbian, Efmamjjasond González, është sulmues, dhe për momentin gjendet në një provë me San Lorencon në Argjentinë. Ai ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave botërore, vetëm prej emrit të tij.

Emri duket i ngatërruar, por në fakt ka një domethënie të veçantë. Efmamjjasond simbolizon një bashkim të gërmave të para të 12 muajve të vitit. E si Enero(janar), F si Febrero(shkurt), M si Marzo(mars), A si Abril(prill), M si Mayo(maj), J si Junio(qershor), J si Julio(korrik), A si Agosto(gusht), S si Septiembre(shtator), O si Octubre(tetor), N si Noviembre(nëntor), D si Diciembre(dhjetor).

Këtë kombinim, e ka prej prindërve, por sidoqoftë, ai preferon që ta thërrasin Jasond(Hasond). Por, nëse dikush do e provonte në shqip, do të dilte një ngatërresë e vërtetë, pra Jshmpmqkgshtndh.

E megjithatë Efmamjjasond mund të bëhet i famshëm, sepse është një talent i futbollit kolumbian. Sulmuesi 1 metër e 90, ka luajtur në moshat e Atletiko Nacional të Medellin e në fund të 2018 është liruar nga kontrata. Tani është duke kryer një provë tek San Lorenco, në Argjentinë, i rekomanduar nga Horge Almiron, trajneri i skuadrës së parë.

Related posts

KALIMI I SANCHOS TEK MANCHESTER UNITED/ Ylli Haaland: Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë në futboll

Delo.autor

Reali kërkon transferimin e sulmuesit të madh, Ronaldo kundër

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, Dominim i verilindorëve. Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment