Futboll Seria A Sport

EPISODI SPAL-FIORENTINA/ VAR-i rishkruan historinë në Serinë A, ja arsyeja

VAR ka qenë protagonist në ndeshjen e luajtur mesditën e sotme mes SPAL-it dhe Fiorentina-s. Dhe episodi i verifikuar në Ferrara pritet të krijojë shumë diskutime.

Kur ndeshja ka qenë 1-1, vendasit kanë kaluar në   avantazh me Valoti-n, stadiumi ka shpërthyer në festë, por ka ardhur ndërhyrja e VAR-it. Aksioni ka qenë i rregullt, por nën hetim ka përfunduar një kontakt në zonën e rreptësisë së SPAL-it, që ka ndodhur para golit të vendasve.

Arbitri Pairetto ka parë kontaktin mes Felipe-s dhe Chiesa-s dhe ka akorduar penalltinë. Rezultati? Goli i SPAL-it është anuluar dhe Veretout ka transofrmuar penalltinë.

Ky episod ka ndryshuar takimin dhe i ka dhënë zemër miqve, të cilët kanë  shënuar edhe dy gola të tjerë në minutat e fundit me Simeone-n dhe Gersonin.

Nga 2-1 në 1-4.

Related posts

U TËRHOQ NGA BOKSI PARA DUELIT/ Ish-kampioni i botës: Sfida e anulluar me Fury në vitin 2013, pengu i jetës time

Delo.autor

E BUJSHME/ Mediat britanike zbulojnë prapaskenën, Conte gati të rikthehet në Premier League

Delo.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-trajneri i Real Madridit: Kroos është i ngadaltë si një…

Delo.autor

Leave a Comment