Futboll Sport

CHAMPIONS/ Costa “shemb” Lokomotivën në limite, Bayern mposht grekët

U luajtën pasditen e sotme, dy takimet e para të ditës të vlefshme për raundin e katërt në grupet e Champions League.

Juventusi fitoi me shifrat 1-2 në fushën e Lokomotivës së Moskës, në një fund dramatik. Që në minutën e tretë, ishte Kristiano Ronaldo që lëshoi një “predhë” nga goditja e dënimit, dhe portierit të rusëve i shpëtoi topi nga dora, e po shkonte drejt rrjetës. Aty u gjend Aron Ramsej, që e shtyu në centimetrat e fundit sferën, duke shënuar kështu për “Zonjën”.

Por, vetëm në minutën e 12-të, ishte Mirançuk që barazoi për Lokomotivën, pas një aksioni të bukur e të rrjedhshëm. Ekipi i Sarrit provoi me të gjitha forcat me kalimin e minutave, por vetëm në të 93-tën, gjetën golin e dytë dhe atë të fitores, pas një aksioni fantastik të Duglas Kostës. Me këtë fitore, Juvja shkon në 10 pikë në vendin e parë, ndërsa vetëm 3 pikë për Lokomotivën e Moskës.

Sfida tjetër e pasdites, pa Bajernin e Mynihut të fitonte me shifrat 2-0 në shtëpi ndaj Olimpiakosit të Pireut. Golat për bavarezët u shënuan vetëm në pjesën e dytë. Në të 69-tën, ishte i përhershmi Levandovski, që shënoi me fat disi, pasi topi i Koman iu përplas fort në këmbë, dhe përfundoi në rrjetë. Pati kohë edhe për një gol të Ivan Perisiç në minutat e fundit të takimit. Në fund, Bajerni mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje, dhe grumbullon 12 pikë, ndërkohë që vetëm 1 pikë në fund Olimpiakosi.

Related posts

Barcelona, 10 ndeshje larg rekordit tjetër historik

Q.Autor

Marquez triumfon në garën spektakolare të “Assenit”, Rossi gabon në fund (VIDEO)

Sadik.Autor

LAJMI I DITËS/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Hungari

Delo.autor

Leave a Comment