Futboll Ligue 1 Sport

“ËSHTË E KOMPLIKUAR QË TË…”/ Mbappé e justifikon dështimin e PSG-së, ja kujt i referohet…

Neymar u lëndua në ndeshjen e Kupës kundër Strasburgut dhe u konfirmua se sulmuesi brazilian duhet të qëndrojë dhjetë javë larg fushave të blerta. Pa praninë e tij, PSG-ja pësoi të dielën humbjen e parë të sezonit në Ligue 1. Një sinjal se mungesa e transferimit rekord botëror (222 milionë euro) mund të ndihet te kampionët francezë edhe kundër Manchester United, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Duke iu referuar humbjes 2-1 kundër Olympique Lyon, direkt pas ndeshjes në fjalë, ylli tjetër i kryeqytetasve, Kylian Mbappe, iu referua Messit dhe Cristiano Ronaldos për të justifikuar dështimin: A e ndiejmë mungesën e Neymar? Pyetni Valverde nëse është e komplikuar për të, që të luajë pa Messin, ose kaloni te Juventusi dhe pyesni Allegrin nëse është e vështirë të luajë pa Ronaldon.

Është e komplikuar, po, duke luajtur pa Neymar. Ne duhet ta pranojmë këtë. Vitin e kaluar, ai ishte gjithashtu i lënduar dhe do të ishte mirë të mos përsërisim të njëjtat gabime. Përndryshe, do të thotë se nuk kemi mësuar asgjë“.

Related posts

Skënderbeu me hap kampioni/ Korçarët “likujdojnë” Kamzën me pragmatizëm (VIDEO)

Isa.Autor

E SHKARKUAN/ Fondi “Elliott” sulmon ASHPËR Fassonen: TRADHTOI Milanin…

Isa.Autor

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË JAPONI/ Humb sërish Nora Gjakova, mbetet pa medalje

Delo.autor

Leave a Comment