Futboll Seria A Sport

“ZONJA E VJETËR” NUK NDALET/ Ky është rekordi i rradhës për Juventinët

Në javën më të vështirë të Juventusit, rezultoi të ishte rekordi i tyre i vogël në nivel Evrope, më saktë në 5 ligat më të forta në kontinent.

“Zonja e Vjetër” vijon të jetë ekipi i vetëm që nuk ka pësuar asnjë humbje përgjatë gjithë kampionatit. Në 22 javë të Serie A, skuadra e Allegrit ka marrë 19 fitore dhe 3 barazime dhe asnjë humbje.

Këtë rekord e ndante me PSG deri dje, pasi kampionët e Francës u mundën 2-1 në “Parc des Princes”, duke i shkaktuar humbjen e parë vendasve, të cilët numërojnë 18 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në 21 javë të Ligue 1.

Ndërkohë që më herët, më saktë më 3 janar Liverpool u dorëzua në përballjen me Manchester City në Premier League dhe prishi ecurinë e javëve pa humbje. Në Gjermani, Borussia Dortmund u dorëzua më herët, më 18 dhjetor kryesuesit e Bundesliga u mundën nga Dusseldorf 2-1.

Për Barcelonën u regjistruan dy humbje, një në shtator, 4-3 ndaj Leganes dhe më pas në nëntori ndaj Betis.

Tashmë Juventus është e vetme në këtë rrugëtim për rekordin në nivel kampionati. Gjithsesi kjo është thjesht një buzëqeshje e vogël për kampionët e Italisë, pasi objektivi madhor mbetet triumfi në Champions League.

Related posts

U MBYLL KAMPIONATI SPANJOLL/ Benzema lë pas në La Liga “Pleshtin” për kontributin në ekip

Delo.autor

LIVE U-19/ Sllovaki-Shqipëri: Na ndëshkon edhe fati, përplasemi edhe në shtyllë (VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Daja me ndryshime, Brdariç e ka grupin e plotë. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment