Futboll Seria A Sport

“ËSHTË NJË MËNYRË…”/ Ancelotti pranon: Dolëm shpejt nga Liga e Kampionëve, kështu që…

Carlo Ancelotti, në një intervistë të gjatë me “The Napolista”, vlerëson futbollin e luajtur nga skuadra e Diego Simeone dhe citon si shembull fitoren e ndeshjes kundër Juventusit.

Mbrëmjen e së mërkurës, si shumë herë, Atletico Madrid luajti me topin nga prapa. Simeone shfrytëzoi karakteristikat e lojtarëve në dispozicion të tij. Atletico Madrid nuk luan keq, por bën kundërshtarin të luajë keq. Eshtë një skuadër shumë mirë e organizuar dhe shumë agresivë në të gjitha situatat, madje edhe me gjyqtarin”, – tha trajneri i njohur italian, kur u pyet mbi humbjen 2-0 të bardhezinjve në “Wanda Metropolitano”.

Më tej, pyetjes nëse do të dëshironte ta shihte Napolin të luante si Atletico Madrid, Ancelotti iu përgjigj: Është një mënyrë, që më pëlqen. Unë besoj se cilësia e lojës gjithmonë të shpaguan, por kjo cilësi duhet të mbështetet nga shumë vlera të tjera, po aq të rëndësishme, që janë: përkatësia, ligësia, personaliteti, përgjegjësia që ke. Natyrisht, do të doja që Napoli të luante edhe kështu”.

Ancelotti, megjithatë, sqaron se disa aspekte të lojës së Simeone nuk janë pjesë e ADN-së së tij si trajner: “Të mërkurën në mbrëmje, Atletico Madridi, pas një minute lojë, e kishte rrethuar tashmë arbitrin. Mendoj se është një strategji, që unë nuk e kam aplikuar asnjëherë. Edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër nesh (Real Madrid), kur ata ishin në epërsi, e largonin topin nga fusha për të vonuar lojën. Në ekipet e mia nuk ndodh kjo, sepse është në dëm të lojës efektive. Unë mendoj se Atletico Madridi duhet të korrigjohet në këtë aspekt”.

Trajneri italian pastaj pranoi se eliminimi nga Liga e Kampionëve ka peshuar shumë në sezonin e Napolit, tashmë me 13 pikë larg Juventusit kryesues në Serie A: “Dolëm shpejt nga Liga e Kampionëve, që në grupe, kështu që u demoralizuam. Kjo, edhe për shkak se ishim shumë afër kualifikimit. Jemi të vetëdijshëm se nuk dhamë më pak se ato 16 skuadra që përparuan më tej në këtë kompeticion. Mund të kishim qenë edhe ne atje, siç e treguam me paraqitjet e bëra ndaj Liverpool dhe PSG”.

Së fundi, Ancelotti thotë se e vret ulja e dukshme e numrit të tifozëve në “San Paolo”: “Ne do të dëshironim të kishim më shumë tifozë në stadium, ndoshta do të kishim edhe më shumë pikë. Objektivisht mund të kishim bërë shumë më tepër, por nuk braktiset skuadra e zemrës. Është e papërshtatshme, për një numër arsyesh”

Related posts

Anglia pret Panamanë, Southgate: Do të luajnë për të na dëmtuar fizikisht

Sadik.Autor

Kupa e Italisë, Milan kërkon të bëj “biss” kundër Lazio

Q.Autor

NDRYSHOHET KALENDARI I LA LIGAS/ Tifozët janë më të rëndësishëm se paratë, ja kur do të luhen ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment