Futboll Sport

“VAZHDOJMË NESËR”! Tifogrupi Plisat strehojnë në Prishtinë 30 qytetarë të Durrësit (FOTO)

Në një postim në rrjetin social “Facebook” grupimi i tifozëve Plisa ka shkruar se sipas tyre kanë përfunduar me sukses ditën e parë të aksionit për t’i ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

“250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna. Tashmë morëm rrugën për Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë. Vazhdojmë nesër!”, kanë shkruar ky grup në faqen e tyre në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së martë, Plisat janë mobilizuar dhe kanë grumbulluar ndihma të ndryshme në Prishtinë për t’i dërguar në Shqipëri.

Related posts

E pabesueshme! Derbi Milan-Inter rrezikon të mos rikuperohet (DETAJET)

Q.Autor

NBA/ Nuk pranon të vaksinohet, skuadra merr vendimin ekstrem për basketbollistin Irving

Delo.autor

Skënderbeu-Laçi/ Finalja e Kupës, në Elbasan luhet për 50 milionë lekë

Sadik.Autor

Leave a Comment