Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas humbjes me Kastriotin, Ernest Gjoka jep dorëheqjen

Pak minuta pas humbjes me Kastriotin, trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka njoftuar edhe dorëheqjen. Tekniku, ia ka komunikuar vendimin për t’u larguar, edhe presidentit Qarri.

Gjoka e pranoi shkurtimisht se është larguar përfundimisht nga Kamza. Gjoka është tekniku i tretë i larguar nga kamzalinjtë. Më herët, pas vetëm 3 javësh, klubi shkarkoi Bledar Devollin.

Pas tij, në stol erdhi Klodian Duro, e më pas edhe aventura e tij zgjati rreth 2 muaj, dhe ishte Gjoka që pranoi për të shkuar në krye të stolit. Tashmë, klubi duhet të shohë për një alternativë tjetër, teksa gjendet në vendin e fundit, i rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria.

Related posts

BELLINGHAM I REKORDEVE/ Bëhet lojtari i parë anglez që shënon…

F.autor

BARCELONA NUK GABON/ Fitore dramatike e Tottenham, Napoli mposht Lazion

F.autor

GOLI I JAVËS VJEN NGA BUNDESLIGA/ Pas 7 minutash lojë, ” Veterani” Gentner bombardon portën e Leverkusenit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment