Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, Dajsinani i mohon golin Ribajt (VIDEO)

Po luhet në Vlorë sfida mes Flamurtari dhe Skënderbeu e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të kapur zonën e Europës, Flamurtari ndodhet në vendin e 6-të me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 5-të me 33 pikë.

Ndryshime të shumta në formacionin e të dyja skuadrave, ku spikasin aktivizimet nga minuta e parë e të rinjve, Rrapaj dhe Pëllumbi.

LIVE| FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE:

12′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Sibo.

9′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarit. Ribaj godet bukur me kokë pas një harkimi nga e majta, por i vëmendshëm portieri Dajsinani që i mohon golin sulmuesit fierak.

7′ Vangjeli lëshon një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

5′ Kale provon të rrezikojë me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet nga Vangjeli.

3′ Duele të shumta në mesfushë, skuadra e Skënderbeut kërkon të avancojë përpara.

1′ Ka startuar takimi.

Related posts

Andi Lila nuk i ndahet Gjirokastrës, bën bashkë dy presidentët dhe vulos Europën (FOTO)

Sadik.Autor

Salah paralajmëron: Kjo do të ndodh në kundër Romës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

“Mbape si Usain Bolt”, rrjetet sociale mahniten nga ylli i Francës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment