Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pasuesi i Handanovic tek Interi mbërrin në Itali, ja përfitimet

Gabriel Brazao ka mbërritur në Itali, aty ku do fillojë karrierën e tij si portier tek Parma. Braziliani zgjidhi kontratën me Cruzeiro, ndërsa kontrata e tij e re me klubin italian u depozitua në Lega Serie A më 31 janar. Gjithsesi 18-vjeçari vetëm dje në mbrëmje arriti të jetë në Itali.

Kuptohet se nënshkrimi i tij erdhi në lidhje me Interin, për faktin se nuk kishte vende për lojtarë ekstra-komunitarë, sepse Brazao nuk disponon një pasaportë europiane, por nga sezoni i ardhshëm do ta kenë në skuadër, pasi ai do të aplikojë për pasaportën portugeze. Kartoni i portierit brazilian u ble për 2.5 milionë euro dhe bonuse.

 

Zikaltrit kryen një marrëveshje të ngjashme si në rastin e Julio Cesar në vitin 2005, fillimisht duke e huazuar atë tek Chievo për të njëjtën arsye.

Brazao ishte me Brazilin U-17 kur dolën të tretët në Kupën e Botës në vitin 2017 dhe ai u shpall “Doreza e Artë”, ndërsa më pas u grumbullua në kombëtaren e parë të “Selecao”, aty ku ishte krah Alisson dhe Areola.

Related posts

Paratë i keni në zarf, merrini nëse jeni të zotë, lojtarët e Kamzës humbën 8 mijë euro premio

Q.Autor

Kapiteni legjendar i Parmës/ Pasi mbylli me sukses misionin e tij, mes lotësh deklaron tërheqjen nga futbolli

Sadik.Autor

U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Mësohet gjendja shëndetësore e futbollistit të Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment