Futboll Premier League Sport

“FA CUP”/ “Djajtë e Kuq” thellojnë krizën e Chelseat dhe kalojnë në çerekfinale

Manchester United ka mposhtur 2-0 Chelsean duke kaluar në çerekfinalen e FA Cup.

Djajtë kanë thyer mallkimin, pasi kishin katër ndeshje radhazi që u mposhtnin nga londinezët në këtë kompeticion.

Supersfida mes dy gjigantëve të Premier League është zhvilluar në Stamford Bridge, por mbështetja e tifozëve nuk i ka ndihmuar aspak vendasit.

Ishte United që e nisi ndeshjen me vrull të madh dhe ishte pikërisht pjesa e parë ajo që bëri diferencën.

Golat e Ander Herrera dhe Paul Pogba i dhanë avantazhin e dyfishtë miqve që në 45 minutat e para.

Pas pushimit The Blues u munduan të bënin diçka dhe sulmuan më shumë se në pjesën e parë, por Djajtë e ruajtën me kujdes rezultatin duke marrë një tjetër rezultat të madh nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Ndërkohë homologu i tij Maurizio Sarri vazhdon të vuajë në stolin e Chelsea-t dhe pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese të skuadrës së tij i afrohet një hap më shumë shkarkimit.

Related posts

PO SHKËLQEJNË/ SHQIPTARËT BËJNË LIGJIN në Serinë A, kryesojnë bashkë me RONALDO

Isa.Autor

Gareth Bale dëshiron të rikthehet te Tottenham Hotspur

Sadik.Autor

Akuzat për tolerim, reagon Partizani: Nuk do bëhemi pjesë e kompromisave, iu dhamë…

Sadik.Autor

Leave a Comment