Futboll Sport

FESTON 24 VJETORIN/ Ja dhurata që i bën Inzaghi për ditëlindje Valon Berishës (FOTO)

Valon Berisha është titullar për ndeshjen që Lazio zhvillon me Empolin duke filluar nga ora 20:30.

Valon Berisha ka marrë dhuratën më të mirë për ditëlindje nga trajneri, Simone Inzaghi, pasi mbush 26 vjeç sot.

Ai është titullar për ndeshjen që Lazio zhvillon në shtëpi kundër Empolit, sfidë e vlefshme për xhiron e 23-të në Serie A.

Berisha nuk po kalon aspak një sezon të mirë në Itali te Lazio. Ai ka bërë deri më tani vetëm 13 paraqitje – kjo edhe për shkak lëndimeve të shpeshta gjatë gjithë sezonit.

Sido që të jetë, Valoni do të tentojë sot të japë më të mirën në fushë, për t’i treguar Inzaghit se meriton më shumë minuta.

Kurse për Empolin nga minuta e parë do të luajë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Freddie Veseli.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Liverpool zyrtarizon afrimin e parë, afron mesfushorin e talentuar

Delo.autor

MILAN NË GJURMËT E TALENTIT ITALIAN/ I ngjan Lewandowskit dhe si ai nuk është parë që prej Luca Tonit

Delo.autor

NDESHJA VENDIMTARE PËR KUALIFIKIM/ Van Dijk: Nuk i frikësohemi PSG, më e pakta duam finalen

Isa.Autor

Leave a Comment