Futboll Premier League Sport

FINALJA “CARABAO CUP”/ Sarri: Kam idetë e mia që ua përçoj lojtarëve dhe pres…

Skemat e tij te Chelsea nuk po japin atë efekt që pritej edhe pse në fillim të sezonit “blutë” e Londrës bënë një paraqitje të mirë. Por tani ekipi është mbërthyer në një krizë rezultatesh, nga e cila rrezikon shkarkimin trajnerin Maurizio Sarri. Finalja e Carabao Cup që luhet sot mund të shpëtojë stolin e trajnerit italian.

Në ndeshjen ku Chelsea u mund 6-0 nga City, në Premier League, tifozët e “blues” këndonin më zë të lartë “Fu*k Sarriball”, referuar skemës së famshme të trajnerit italian. Por vetë Sarri ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se edhe ai vetë nuk e ka idenë se kush e ka shpikur këtë fjalë.

“Unë nuk e di kuptimin e fjalës “Sarriball”. Unë e kam thënë që në ditën e parë që zbarkova këtu se nuk e njoh këtë fjalë. Mendoj se atë e kanë shpikur mediat këtu në Angli, pasi në Itali nuk e kisha dëgjuar kurrë. Unë mendoj se kam idetë e mia që ua përçoj lojtarëve në fushë dhe pres rezultatin. Në punën time rëndësi ka vetëm rezultatati, asgjë tjetër”, tha Sarri.

Trajneri i Chelsea shpreson që sot pasdite të fitojë ndaj Manchester City dhe të ngrejë lart trofeun e parë në Angli. Vetëm në këtë mënyrë ai mund të shpëtojë vendin e punës dhe të sigurojë, të paktën deri në fund të sezonit sigurinë se do të jetë trajneri i Chelsea.

Related posts

Klasikja e futbollit gjerman/ Bajern- Dortmund, bavarezët mund të shpallen kampionë që ditën e sotme

Sadik.Autor

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Manchester United në negociata me Real Madrid për lojtarin…

Delo.autor

SITUATË QESHARAKE NË LA LIGA/ Lojtari i ekipit spanjoll nuk mund të luajë pasi…

Delo.autor

Leave a Comment