Futboll Sport

Gattuso: Kemi bërë një hap mbrapa

Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso, nuk ka qenë i kënaqur pas barazimit pa gola të marrë në fushën e Lazio-s në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

“Ka qenë një hap mbrapa në krahasim m e ndeshjet e fundit, por e dinimi se kjo sfidë do të vendosej në 180 minuta”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

“Kishim përballë një skuadër shumë fizike, që nxjerr gjithmonë katër ose pesë lojtarë përpara, kështu që mendoj se kemi bërë mirë në mbrojtje”.

“Fatkeqësisht, kemi bërë shumë gabime në 16 metrat e fundit dhe nuk e kemi shërbyer në asnjë moment Piatek-un. Correa ka mbuluar gjatë gjithë kohës Bakayoko-n dhe ne duhej të kishim provuar të luanim me mesfushorët e tjerë, por tentuam ta çanim Lazio-n vetëm nga qendra”.

Related posts

ZËVËNDËSUESIT E RONALDOS/ Zbuloni SUPER LOJTARËT që REFUZUAN REALIN

Isa.Autor

“URREJ TË HUMB, NË ÇDO FUSHË”/ Mesfushori Fernandes: As vajzën time nuk e lejoj ta bëjë një gjë të tillë

Delo.autor

Rëndësia e Cavanit/ Pa të Suarez vendosi rekord negativ kundër Francës

Isa.Autor

Leave a Comment