Futboll

Ana e errët e Parisit, përpjekja e turpshme e PSG për të dëmtuar Real Madrid

UEFA ka nisur një hetim ndaj PSG pas udhëtimit të Real Madrid në Paris të martën në Champions League. Drejtuesit e klubit akuzohen për mos-bërje të detyrës pasi tifozët janë lejuar të futen në stadium me tymuese dhe lazera.

Gazeta franceze L’Equipe ka zbuluar të shtunën se skuadra franceze është munduar të dëmtojë sa më shumë të jetë e mundur ekipin spanjoll.

Raporti sugjeron se klubi francez i ka kërkuar autoriteteve të mos mundësojnë forca policore për të eskortuar Real Madrid nga hoteli ku po qëndronte deri në stadium përpara ndeshjes.

Kërkesa është bërë nga PSG drejt policisë vetëm disa orë përpara ndeshjes por kërkesa është refuzuar.

Qëllimi ka qenë i qartë. Por policia ka vepruar me moral të lartë duke mundësuar sigurinë e plotë për autobusin e Real Madrid

Related posts

E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Wanda Nara mesazh me “kode” Inter: Do i tregojmë botës se… (FOTO)

Delo.autor

RIKTHEHET LEAO/ Ndaj Veronës portugezi pritet të startojë nga fillimi

F.autor

ISHIN BASHKË TEK BAYERN MUNICH/ Ish-kapiteni gjerman: Guardiola ëndërron 11 Iniesta në fushë, por ka ndryshuar…

Delo.autor

Leave a Comment