Futboll La Liga Sport

GJATË KONFERENCËS/ Valverde i përgjigjet Guardiolës: Barcelona dhe ajo janë dy skuadrat më të mira të dekadës

Në prag të ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, Athletic Bilbao, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është  tashmë i garkuar me përgjegjësinë për të ruajtur të pacënuar vendin e parë nga tentativat e Real Madrid për rimëkëmbje.

Gjatë konferencës së dhënë për mediat para sfidës së të dielës, trajneri Valverde iu kundërpërgjigj Guardiolas, i cili pat deklaruar më parë se Juventus, Bayern Munich dhe Barcelona janë tre skuadrat më të mira të dekatës së fundit.

“Formacionet më të mira të këtyre dhjetë viteve të fundit? Athletic Bilbao dhe Barcelona”, deklaroi me shaka trajneri i ekipit blaugrana, duke ironizuar përgjigjen e Guardiolas, duke përzgjedhur kështu klubin e tij aktual dhe atë të drejtuar më parë.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Do të luajmë në një stadium të mbushur plot me një presion të madh ambiental. Ata do të tentojnë të mbajnë ritmin e lartë, duke na e vështirësuar lojën. Nuk është e lehtë të luash në stadiumin e tyre”, vijoi Valverde.

 

Related posts

DËSHTOI NË BOTËROR/ Bayern Munich bën një sondazh për mesfushorin e Napolit…

Isa.Autor

BAYERN MUNICH U STEP/ Dy kushtet e Chelseas që frenuan marrëveshjen

Delo.autor

NGA “MATEMATICIEN” TEK TAKTIKAT “AJRORE”/ Ja pse Juventus nuk njeh humbje me trajnerin Sarri

Delo.autor

Leave a Comment