Futboll Premier League Sport

SALAH U LARGUA ME BARRELË PAS DËMTIMIT/ Dejan Lovren tregon gjendjen: Ai nuk mban mend kush…

Mohamed Salah nuk do të luajë në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, teksa do jetë gati për ndeshjen ndaj Wolves, në fundjavë për kampionat.

Salah mbeti i dëmtuar në kokë në ndeshjen ndaj Newcastle për Premier League në fundjavë, ku u largua nga fusha me barelë.

Pas ndeshjes, ka qenë Dejan Lovren që ka dhënë një deklaratë me shaka mbi gjendjen e Salah, por që ka ngjallur interes tepër të fortë.

“Po, po, ai është mirë. Thjesht nuk mban mend se kush jam”, tha me shaka Lovren, “Mos u shqetësoni, ai do jetë mirë. Mo është një përbindësh”, vijoi më tej kroati.

Lovren publikoi edhe një foto me Salah në rrjetet sociale më vonë, ku i uroi atij shërim të shpejtë.

Related posts

Arsenal nuk heq dorë nga Aubameyang, përgatit ofertë tjetër për Dortmund

Q.Autor

Hakerët godasin futbollin, i vjedhin Lazios 2 milionë eurot e fundit për De Vrijn

Sadik.Autor

NË GARË ME KOLEKSIONISTIN CR7/ Dybala në fabrikën “Lamborghini” të Sant’Agata Bolonjeze (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment