Futboll Sport

GJITHÇKA SIÇ DUHET PËR MEMUSHAJ/ Feston 300 ndeshje si lojtar profesionist në Itali

Ledian Memushaj është duke kaluar një moment të mirë në Serinë B, me Pescaran. Edhe pse skuadra e tij ka rënë pak në renditje (aktualisht vendi i katër në Serinë B), sërish synimi për ngjitjen në Serinë A, do të jetë deri në fund.

Gjithsesi, këtë fundjavë, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka pasur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij si futbollist. Ledian Memushaj ka festuar ndeshjen e tij të 300 si futbollist profesionist në Itali.

130 ndeshje ka luajtur në Serinë B, ligë në të cilën ka shënuar dhe 27 gola dhe asistuar 17 të tjerë. 86 takime i ka luajtur në Serinë C-A, ku ka shënuar 12 gola dhe asistuar 4, ndërsa në Serinë A, Memushaj ka luajtur në total 53 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe asistuar 3 të tjerë.

14 ndeshje ai i ka luajtur në Kupën e Italisë, ndërsa pjesa tjetër janë takime në kompeticione të tjera. Memushaj numëron në total 42 gola dhe 25 asiste gjatë karrierës së tij si mesfushor, ndërsa këtë sezon ai ka asistuar 7 herë për Pescaran.

Ndërkohë, Memushaj ka luajtur edhe 33 takime me ekipin tonë kombëtar të futbollit, me të cilin ka shënuar dhe 1 gol ndërsa ka asistuar tre herë të tjera.

Related posts

“FRYMËZOHEM NGA RONALDO DHE E KAM SI UDHËRRËFYES”/ Sulmuesi Hoxhaj: Thyej tersin e vlonjatëve në Shkodër

Delo.autor

U LARGUA NGA NAPOLI/ Shikoni çfarë shkruan Hysaj për mbrojtësin spanjoll (FOTO)

Delo.autor

SHERRI PAS DUELIT/ McGregor dhe KHABIB PEZULLOHEN PA AFAT nga UFC-ja, pritet që…

Isa.Autor

Leave a Comment