Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Interi kërkon pasardhësin e Icardit, ja 3 objektivat

E ardhmja e Mauro Icardi-t duket se do të jetë larg Inter-it. Drejtuesit zikaltër kanë vendosur t’ia heqin shiritin e kapitenit dhe t’ia japin atë Samir Handanovic. Argjentinasi është kundërpërgjigjur duke refuzuar të bashkohet me ekipin për ndeshjen e Europa League që milanezët do të luajnë mbrëmjen e sotme në fushën e Rapidit të Vjenës.

Kështu, drejtuesit zikaltër janë vënë në kërkim të pasardhësit të Mauro Icardi-t dhe, sipas shtypit italian, ata janë përqendruar te tre emra: Paulo Dybala, Duvan Zapata dhe Edinson Cavani.

Pavarësisht së kaluarës së Marotta-s me bardhezinjtë, duket e vështirë që kampionët e Italisë të vendosin të përforcojnë një rival direkt. I vështirë paraqitet edhe operacioni për të siguruar sulmuesin uruguaian, i cili fiton 10 milionë euro në sezon te PSG.

Më e lehtë duket rruga që çon te sulmuesi i Atalanta-s, Zapata, me klubin zikaltër që ka nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit. Gjithsesi, bergamaskët nuk do të bëjnë asnjë ulje për 27-vjeçarin, i cili po shkëlqen në këtë sezon të Serisë A.

Ai është golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit me 16 gola.

Related posts

Formula 1/ Pistë e lodhshme ajo e Montekarlos, por jo për Red Bull

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ KAOS në ITALI, NDËRPRITET kampionati i futbollit, ja arsyeja…

Isa.Autor

Ndeshjet e prapambetura të Serie A/ Ja kur luhen Lazio-Udinese dhe Sampdoria-Roma

Q.Autor

Leave a Comment