Futboll Premier League Sport

ARRITI SUKSESIN NË SUPERKUPË/ Shaqiri shprehet për Kombëtaren e Kosovës: Jam krenar që… (VIDEO)

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë pas fitores së ekipit të tij në finalen e Superkupës së Evropës.

Edhe pse nuk luajti asnjë minutë, mesfushori i Zvicrës ishte tejet i lumtur me triumfin e skuadrës së tij.

Shaqiri gjithashtu foli edhe për Kombëtaren e Kosovës, në intervistën e shkurtër për Radio Televizionin Publik të Kosovës.

“Më pëlqen shumë ekipi si po luajnë, kanë një ekip shumë të ri. Jam krenar që po shkojnë përpara dhe që po e luajnë një futboll të mirë”, tha ai.

Liverpooli mbrëmë fitoi 5-4 me penallti ndaj Chelseat, pasi koha e rregullt  dhe shtesat u mbyllën në barazim (2-2).

Related posts

KËRKON PËRFORCIME/ Kushton më pak se Pogba, Real Madrid futet në garë për yllin e Serisë A…

Delo.autor

LUFTËTARI-SKËNDERBEU/ Zhbllokohet ndeshja! Krasniqi shfryn pas rasteve të shpërdoruara (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes merr vendimin surprizë para debutimit sezonal në Austri

Delo.autor

Leave a Comment