Futboll Sport

HIRUSHJA QË PO ÇMEND ARGJENTINËN/ Klubi i trajnerit “rockstar” që refuzoi të stërviste Messin

Boca Juniors, River Plate, Estudiantes, Indipendiente… Harrojini këto emra. Në Argjentinë, hegjemonia ka kaluar, të paktën këtë vit, në duart e dy ekipeve që nuk gëzonin respekt dhe sidomos pritshmëri në fillim të sezonit. Tashmë, kanë krijuar shkëputje dhe që po garojnë për titullin kampion.

Vit i ri, zakone të vjetra. Të paktën, në Argjentinë, ku 2019 ka nisur me reflektorët drejtuar te një “hirushe”, thuajse e panjohur. Emër pak i gjatë dhe që të ngjan me një nga ato sloganët në sallat e gjyqit: mbrojtje dhe drejtësi: Defensa Y Justicia. Realitet i vogël në rajonqë vitet e fundit ka vendosur të shtrohet në sofrën e të mëdhenjve. “Defe”, siç thërritet ndryshe, është një klub që nuk ka shumë gjëra për të ndarë me elitën e futbollit argjentinas: edhe pse ka një histori të rëndësishme pas krahëve – e nisur në vitin 1933 – vetëm kohët e fundit është afirmuar në Superligën argjentinase, por këtë sezon ka ndër mend që të lërë shenjë dhe shkruajë një faqe embelatike, tipi “Leicester” në Angli dy vite më parë.

Historia – 20 mars i vitit 1935… Katër djem që janë ulur në një trotuar në lagje dhe bisedojnë për futboll… Pak metra më larg, një fushë me dhe dhe një makinë e braktisur. Vendosin të organizohen dhe krijojnë një skuadër, e cila do të luante pikërisht aty, çdo të shtunë, me kundërshtarë të lagjeve të tjera ose qyteteve të tjera. Ideja i pëlqen, por nuk kanë një emër. Njëri propozon: “Podemos llamarlo Defenca Y Justicia, que pareces?!” (“Mund ta quajmë Mbrojtje dhe Drejtësi, si ju duket?”). Votimi mbyllet me 4 “pro” dhe asnjë kundër… Këtu nis historia e jashtëzakonshme e klubit që sot po mahnit Argjentinën.

Për të kuptuar se “Def” e ka shumë seriozisht, mjafton të shkojmë t’i hedhim një sy klasifikimit: 17 ndeshje deri tani në kampionat dhe ende asnjë humbje. Madje, ecuri edhe më mirë se sa kryesuesi i kampionatit, Racing Club i Avejanedas. Me mbrojtjen më të mirë të turneut, Defensa është e vetmja që mund të ndjekë Racing, duke përfituar edhe nga fakti që shumë klube “big” kanë impenjime të tjera ndërkombëtare.

As pushimi veror nuk ka ulur aspak interesin e gjeneruar nga ky klub i vogël model, një skuadër e cila që kur është ngjitur në Primera Division jo vetëm që ka arritur që të sigurojë mbijetesën për katër vite radhazi, por në dy sezonet e fundit ka debutuar edhe në Kupën AmerikanoJugore. Një triumf historik, i arritur falë vizionit të presidentit Jose Lemme dhe intuitës së Sebastian Beçacece, trajneri me “look” rockstar dhe ide taktike të veçanta.

Beccacece është 38 vjeç dhe është një nga trajnerët më të rinj në Argjentinë, vendi ku ka lindur dhe – pas një karriere modeste si futbollist – i ka dhënë mundësi të realizohet profesionalisht. Në pamje si Claudio Caniggia, me flokë të gjata dhe biond, nuk është e vetmja gjë që e bën të veçantë: trajner i shkollës “Bielsa”, ka nisur si zëvendës i Jorge Sampaolit gjatë eksperiencës në Peru dhe, kur Bielsa i propozoi të bëhej zëvendës te Seleçion, pra Argjentina, refuzoi me mirësjellje pasi do të vijonte të respektonte kontratën me Sampaolin.

Mbërritja e tij te Defensa përkon me rritjen e klubit: Lemme, në 2016, i jep pankinën Beccaceces për të arritur objektivin mbijetesë, por ai bën edhe më shumë, duke e çuar klubin në Copa Sudamericana. Më pas, thirrja te Argjentina U-20, por nuk qëndron shumë, pasi i mungon përditshmëria dhe fusha. Te “Def” e presin krahëhapur dhe ai nuk mendohet dy herë.

“Pranova të rimarr drejtimin e ekipit sepse besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha”

Një investim i rëndësishëm, sepse përpara firmës si trajner, argjentinasi vinte nga eksperienca në Kili, aty ku kishin punësuar mentorin e tij, Sampaoli. Te Universidad de Chile zgjat pak, aq sa lojtarët, stafi dhe ambjenti nuk lënë gjë pa i thënë dhe pa e sharë.

Becacece “është një njeri nuk respekton njerëzit” shkruajnë të përditshmet kilene mes 2015 dhe 2016. Futbolli i tij është spektakolar, por edhe të shpenzon shumë energji, ndaj kërkon që intepretuesit të jenë në maksimum përherë. Te Defensa çdo gjë po funksionon siç duhet, duke konfirmuar edhe rritjen e një trajneri që humbi pak mes kritikave.

Strategjia – Idetë e tij futbollistike shkojnë “për dore” me mënyrën për të sulmuar jetën. Sapo mori në dorë “Def”, Becacece varion një 4-3-3 ku nuk janë të pranishëm shumë yje, por lojtarë funksionalë të projektit. Klubi nuk ka shumë para për të investuar, ndaj përpiqet të marrë të paafirmuar, për t’i afirmuar. Por, te Defensa kanë një tjetër strategji: presidenti Lemme ka shtrënguar duart me të gjitha klubet “big” në Argjentinë, për të huazuar lojtarët që nuk gjejnë hapësira dhe për t’i rritur vlerën, duke i kthyer në shtëpi më pas. Në Florencio Varela, qytet me 400 mijë banorë, 38 km larg La Platas, këto vite kanë kaluar shumë djem të ardhur nga River Plate, Boca Juniors, Independiente, Velez dhe shumë ekipe të tjera.

Atyre, drejtuesit e klubit i kanë shtuar një grup futbollistësh që janë më veteranë në moshë, por që duan trampolinën. Shënojini këto emra: Lisandro Martinez, Alejandro Barboza, Gaston Togni dhe Leonel Miranda. Do të dëgjojmë për ata.

Defensa luan futbollin më të bukur në Argjentinë, bashkë me Racing, që humbi në përballjen me River Plate dhe tashmë mund të humbë terren, nëse skuadra e Becaceces do të fitojë ndeshjen e saj.

 

 

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Roma. Rezultati 3-1

Delo.autor

U PËRFOL SE PO “GJUANTE” TAYAN/ Ylli i Real Madrid sqaron gjithçka… (FOTO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sllovenët “kërcënojnë” Partizanin me gola dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment