Futboll Sport

“BASHKË, DERI NË FUND”/ Dybala ia kthen nderin e “maskës” Ronaldos

Juventusi përparon i sigurt drejt titullit të tetë radhazi në Serie A, ndërkohë që në skenë ka dalë çështja “Dybala”. Pas largimit para kohe drejt dhomës së zhveshjes në barazimin 3-3 kundër Parmës, argjentinasi ka luajtur vetëm dhjetë minuta dje, në fitoren 3-0 në fushën e Sassuolos.

Duke dashur të largojë tymnajën e krijuar mbi të, edhe si përgjigje ndaj deklaratave me nënkuptime të trajnerit Allegri, argjentinasi ka postuar një mesazh në Instagram për shokët e tij.

Në foto është vetë numri dhjetë i Juventusit, pas fitores së djeshme 3-0, duke përqafuar Cristiano Ronaldo dhe Emre Can, ndërsa e shoqëron atë me një status të shkurtër, por tepër domethënës: “TEAM #finoallafine” (GRUP# deri në fund”).

Një demonstrim, nëse është i nevojshëm, për të treguar lidhjen e kampionit argjentinas me fanellën bardhezi, që mban veshur nga sezoni 2015-2016. Interesant dhe që u pasua me mjaft diskutime ishte edhe festimi i Cristiano Ronaldos, pas golit të avantazhit 2-0 kundër Sassuolos.

Portugezi vrapoi në drejtim të flamurit të këndit, ku i feston zakonisht golat, duke u kujdesur t’i “sistemojë” gishtat mbi fytyrë siç bën Dybala me “maskën” e tij. Një dedikim që Paulo me siguri do të mirëpriste, duke ia “shlyer borxhin” portugezit me këtë postim në Instagram.

Paulo Dybala e ka zbuluar më herët misterin që fshihej pas festimit me “maskë”: “Kuptimi i “dybalamask” është shumë i thjeshtë. Eshtë maska e një gladiatori. Kur luftojmë në fushë, ndonjëherë duhet të mbajmë një maskë luftëtarësh, për të qenë më të fortë, pa humbur buzëqeshjen dhe mirësjelljen”. Dy gishta poshtë syve dhe dora që mbulon gojën, është personifikimi i maskës së një luftëtari në arenat e Romës.

 

Related posts

Cancelo tregon “dashurinë” për Interin, krenar që isha pjesë e skuadrës zikaltër

Sadik.Autor

KOLAPS TOTAL/ Napoli i Ancelottit rrezikon të mbetet pa stadium (DETAJE)

Isa.Autor

ENDE NUK KA BËRË OPERACION NË GJU/ Ngo operohet më 14 janar, ja kur pritet të kthehet sulmuesi i Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment