Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NDAJ “SHIJAKASVE”/ Ish-drejtori i Vllaznisë: Dikur fitonim me të rinjtë në mes të dhunës (FOTO)

Vllaznia u mund ditën e djeshme në transfertën shijakase, nga Erzeni me rezultatin 2-0. Një takim që në fakt i shton presionin skuadrës shkodrane, e cila tashmë do të përballet me rivalët direkt për ngjitjen në Superligë. Kjo humbje nuk është pritur mirë te shumë nga spordashësit shkodranë, apo ata që dikur e kanë drejtuar këtë skuadër. Mes tyre është dhe Eugent Zeka, ish-drejtor i klubit. Me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, Zeka ka “thumbuar” klubin aktual, që ka larguar të rinjtë nga ekipi.

“Erzeni FK- Vllaznia 1-3. Jo shumë larg në kohë, por vetëm një vit e tre muajmë parë, një grup djemsh të mrekullueshëm shkodranë, nën drejtimin e burrërorit Ervis Kraja, arrijnë të fitojnë me ndershmëri, me meritë dhe me trimëri në mes të dhunës në Shijak. Kam përjetuar atë ndeshje personalisht, përkrah trajnerit Kraja dhe vëllezërve “kuq e blu”, siç i quaja unë të gjithë lojtarët e Vllaznisë. Prandaj nuk mund të rri në heshtje dhe të mos i përcjell përsëri të gjithë atyre nderimet dhe respektet e merituara”.

“Në fushë: Kapiteni Enes Isufi (17 vjeç), Senad Hysenaj (18 vjeç), Belajdi Pusi (19 vjeç), Grisel Tula (19 vjeç), Denis Miloti (20 vjeç), etj, etj, etj. Të gjithë ato, djem shumë të rinj në moshë, mbi një vit pa rroga, pa bazën e mjaftueshme materiale, të përbuzur dhe të persekutuar profesionalisht, por në vend që të dorëzoheshin, bënin të kundërtëtn dhe gjenin forcën dhe suksesin te pasioni i tyre për futbollin, te ndjenjat për ngjyrat dhe emri i klubit”.

“Te krenaria dhe edukata e tyre si shkodranë. Sot, shumë nga ato nuk janë më në Shkodër apo pranë Vllaznisë, por shembulli i tyre ka mbetur në memorien e të gjithëve dhe duhet ndjekur edhe sot, nga të gjithë ato që kanë fatin e jetës të mbartin fanellën e Vllaznisë”

“Janë lojtarët dhe trajnerë si ato, mbi të cilët duhet të bazohet dhe rindërtohet Vllaznia. Ne kemi fatin e Zotit t`i kemi dhe t`i gjejmë ato në çdo akademi, lagje apo krahinë të rrethit tonë, por vazhdojmë t`i përbuzim dhe t`i japim rrugët jashtë Shkodrës, jashtë shtëpisë dhe zemrës së tyre. Në vend që t`i shijojmë djemtë tanë, po na i shfrytëzojnë të tjerët”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT NË RREZIK/ Klubi Tirana: Ja çfarë duhet të ndodhë me ndeshjen

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ 91 shtete pjesëmarrëse në Olimpiadë, sot 32 raste të tjera me Covid 19

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NË DERBIN E LONDRËS/ Harry Kane vendos dy rekorde me Tottenham, ai bëhet lojtari i parë që…

Delo.autor

Leave a Comment