Futboll Kategoria Superiore Sport

“KISHTE MOMENTE KUR…”/ Dilaver Duka: Rigjeta dashurinë për futbollin tek “Demat”

Quhet Dilaver Duka,  është amerikan 100%, por rrënjët i ka nga Shqipëria, aty ku e ka joshur oferta e Partizanit, që po mundohet të fitojë një titull që mungon prej dekadash.

Mesfushori është vetëm 29 vjeç, por konsiderohet një veteran për karrierën që ka pasur, me 8 sezone në MLS, kampionatin amerikan të futbollit, një industri parash, me futboll në rritje konstante dhe me emra të klasit botëror që shkojnë të luajnë aty çdo vit.

Siti amerikan “npsl.com” i ka kushtuar një artikull mesfushorit amerikano-shqiptar, duke u kthyer pas në vitin 2018, aty ku karriera e Dukës pati një rënie të frikshme, duke kaluar nga futbolli profesionist në atë amator. Pas 8 sezonesh mes yjeve, Neë York Red Bulls nuk e rinovoi kontratën me Dukën, në një kohë që ky i fundi priste të bëhej babai i binjakëve. Ishte operuar në gju ndërkohë, një makth më vete. Për pasojë, Duka kishte diçka të re në jetën e vet: kohë të lirë.

“Kishte momente kur ishte vërtet e sikletshme, sepse kisha kaq shumë kohë të lirë, nuk dija ç’të bëja dhe nuk isha mësuar të qëndroja i mbyllur në shtëpi. Aty u shfaq FC Motown”.

FC Motoën është një klub amator që nga New Jersey, që luan në National Premier Soccer League. Një ndër klubet më të mirë të kategorisë, por ajo që e joshi Dukën ishte afërsia me shtëpinë.

Duka u bë protagonist absolut, me 12 gola në 13 ndeshje kampionati, duke rigjetur formën e vet më të mirë, çka e katapultoi në Shqipëri, te Partizani.

“Kontaktet me Partizanin i pata që verën e vitin 2018, por nuk shkoja do të Shqipëri, sepse bashkëshortja ishte shtatzënë, por tashmë transferimi është realizuar. Shkova në Turqi, u njoha me ekipin dhe m’u duk një mundësi e mirë”, tregon Duka, i cili ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare muajin e shkuar.

“Partizani është në krye, skuadra ka shumë besim në vetvete dhe djemtë po luajnë futboll të shkëlqyer. Është një skuadër e mirë, që dëshiron të shkojë larg edhe në kupat e Europës verën e ardhshme”, rrëfen Duka, i cili tregon edhe problemet që pati gjatë vitit 2018, që e lanë pa futboll profesionist.

“Nuk e di si do ia kisha dalë mbanë të luaja futboll në nivele të larta dhe të ndihmoja edhe bashkëshorten. Ishte një bekim që isha në shtëpi dhe nuk udhëtoja shpesh”.

Gruaja dhe fëmijët do bashkohen me Dukën në Tiranë këtë muaj. Ai ka gjetur një apartament në Tiranë dhe klubi e ka ndihmuar. “Sezoni 2018 tek Motown ishte ashtu si dukej në fushë apo në media, të gjithë zbaviteshin dhe po e shijonin futbollin. Më ndihmoi realisht të zbuloja sërish dashurinë për futbollin”.

Related posts

Sadiku: Në Shqipëri të gjithë e kanë ves të ankohen, tifozët më luten për një Europian tjetër

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi i Arsenal realizon golin “MAGJIK” të mbrëmjes (VIDEO)

Delo.autor

ATALANTA “POKER” NDAJ FORSINONES/ Berisha “ngroh” stolin, ndërsa Gjimshiti tituall

Isa.Autor

Leave a Comment