Futboll Seria A Sport

I HEQ SHIRITIN E KAPITENIT HANDANOVICIT/ Spalletti: Ja kush është kapiteni i vërtetë i Interit

Në ndeshjen që Interi do të luajë ditën e diel ndaj Sampdoria kapiten i skuadrës zikaltër mund të jetë Andrea Ranocchia. Mbrojtësi festoi sot 31-vjetorin e lindjes dhe trajneri Luciano Spalletti e ka uruar gjatë konferencës për shtyp. Ndërkohë që nesër mund t’i bëjë edhe një dhuratë: T’i japë shiritin e kapitenit.

Spalletti shprehet se Ranocchia e meriton të jetë kapiteni i ekipit zikaltër në këtë ndeshje jo vetëm për faktin se sot feston ditëlindjen por edhe për faktin se ai është një lider i kësaj skuadre. “Andrea është një profesionist. Ai është kapiteni i vërtetë i këtij ekipi në dhomat e zhveshjes, pasi është ai që ka folur më shpesh se të tjerët”, tha Spalletti.

“Gjithnjë ka vënë interesin e skuadrës mbi atë personal, duke mbrojtur Interin. Një lojtar që përcjell gjithnjë një mesazh inkurajues për skuadrën”, u shpreh Spalletti, që nuk e aktivizon shpesh mbrojtësin. Trajneri po përpiqet të gjejë një lojtar që të marrë në dorë frenat e skuadrës dhe Andrea Ranocchia mund të jetë njeriu që të orientojë nesër ekipin në fushë.

“Një lider dallohet edhe kur një skuadër ka një problem, pasi ai del dhe e mbron skuadrën e tij. Këta liderë janë brenda skuadrës tonë, si Icardi, Handanovic e Ranocchia. Ndaj e vlerësoj shumë mbrojtësin”, u shpreh Spalletti.

Related posts

MESSI APO RONALDO/ Theo Hernandez: Ju tregoj se kush është më i miri në botë

Isa.Autor

DËMTIMI HORROR/ Firmino: Kisha FRIKË, mendova se do të HUMBISJA SHIKIMIN, tani jam…

Isa.Autor

Katër futbollistë shqiptarë në fushë, Zyrihu kryeson kampionatin zviceran

Isa.Autor

Leave a Comment