Futboll Sport

Kukësi kërkon kualifikimin në fushën e Valletta-s

Kukësi do të kthehet në fushë pasditen e së martës (18:00) për të siguruar një vend në raundin e dytë kualifikues të edicionin 2018/19 të Champions League. Verilindorët do të luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e Valleta-s, ekipi maltez që mori një barazim 0-0 në takimin e parë të gjashtë ditë më parë në Shqipëri.

Një barazim ai që i ka kushtuar vendin trajnerit Pacult, i cili është zëvendësuar nga shkodrani Armando Cungu. Ecuria e kuksianeve, duke llogaritur edhe ndeshjet e sezonit të kaluar të Kategorisë Superiore, nuk ka patur një ecuri aspak të mirë. Në fakt, ata kanë marrë tre barazime dhe tri humbje në gjashtë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet. Ndryshe është situata e kampionëve të Maltës, të cilët nuk kanë pësuar asnjë humbje në 18 ndeshjet e fundit zyrtare, duke marrë 13 fitore dhe pesë barazime.

Gjithashtu, Valletta ka marrë katër fitore radhazi në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi, ku nuk ka pësuar asnjë humbje në 18 takimet e fundit: 15 fitore, 3 barazime. Kukësi, nga ana tjetër, ka humbur dy ndeshjet e fundit që ka luajtur larg shtëpisë, por duhet thënë se nuk kishte humbur asnjë nga pesë takimet e luajtura para atyre dy humbjeve.

Vendasit do të jenë favoritë për të siguruar kualifikimin pas barazimit të marrë në takimin e parë, por Kukësit do t’i mjaftonte një barazim 1-1 për të befasuar maltezët dhe për të avancuar më tej në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Ndërkohë, në katër nga pesë ndeshjet e fundit që maltezët kanë luajtur në shtëpi, janë realizuar të paktën 3 gola.

Në dy takimet e fundit që Kukësi ka luajtur në transfertë, janë realizuar 3 ose më shumë gola, gjë që nuk ka ndodhur në katër sfidat e mëparshme të kuksianëve. Fituesi i këtij çifti do të ndeshet në raundin pasardhës me fituesin e çiftit Ljubljana/Qarabag, ndërsa humbësi do të kalojë në raundin e dytë eliminator të Europa League, ku do të përballej me fituesin e çiftit Spartak Trnava/Zrinjski.

Related posts

SKËNDERBEU-LUFTËTARI/ Mensah e bën sefte në kampionat dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ MILANI merr vendimin e papritur për të ardhmen e DONNARUMMAS

Isa.Autor

Objektivi Jorginho, City dhe Napoli janë 20 mln € larg marrëveshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment