Futboll Seria A Sport

I HIQET SHIRITI I KAPITENIT ICARDIT/ Dietmar Kuhbauer: Situata e sulmuesit ka ndikuar tek të gjithë, jemi të…

Dietmar Kuhbauer pretendon se heqja e shiritit të Mauro Icardi-t do të ndikojë tek e gjithë skuadra kur zikaltrit të ndeshen me Rapid Vienna.

Dy ekipet do të ndeshen në 1/16-at e Europa League, me ndeshjen e parë që do të luhet në Austri të enjten.

Inter deklaroi të mërkurën se shiriti i kapitenit do t’i kalojë Samir Handanovic teksa Icardi nuk do të udhëtojë me skuadrën në Austri.

“Spalletti është një trajner i mirë, por të gjithë e dinë këtë,” shprehet homologu i tij austriak.

“Në javët e fundit, ai ka pasur disa probleme dhe si gjithmonë kanë nisur kritikat.

“Inter fitoi ndaj Parma-s në fundjavë, por situata e Icardi-t ka ndikuar tek e gjithë dhoma e zhveshjes.

“Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se si do të luajë ekipi. Jemi të fokusuar tek Inter dhe jo te një individ i vetëm.

“Nëse nuk luan Icardi, do të jetë dikush tjetër në vend të tij, po aq i rrezikshëm.”

Related posts

ANDREA AGNELLI FESTON 45-VJETORIN/ Juventus i bën një urim special: Fitorja më e rëndësishme është…

Delo.autor

16 VJET KONTRIBUT PËR KOMBËTAREN TONË/ Ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”, ja ngjarja e veçantë

Delo.autor

Skandaloze, anësori feston për penalltinë e akorduar në favor të Tottenham

Q.Autor

Leave a Comment