Europa League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ZYRICHIT/ Ancelotti: Mendoj se tani jemi më pranë trofeve se më parë

Pas eliminimit në Champions League, skuadra e Napolit përgatit debutimin në Europa League. Skuadra që drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti do të luajë të enjten ndaj Zyrihut, një ndeshje që konsiderohet e lehtë për skuadrën napoletane. Është pikërisht trajneri Ancelotti ai që karikon lojtarët, duke i kërkuar që ta ndjekin: “Unë di se si fitohet në Europë. Mjafton të kemi dëshirë dhe mund t’ia dalim mbanë”.

“Në këtë turne dhe në këto ndeshje me eliminim përvoja është shumë e rëndësishme. Napoli është një klub me histori dhe tani Europa League është një objektiv konkret për ne. Mendoj se tani jemi më pranë trofeve se më parë. Ne do të përpiqemi. Ky ekip ka shumë lojtarë të rinj në moshë, të cilët premtojnë shumë, ndaj jam i bindur se herët a vonë do të shkojmë aty ku ëndërrojmë”, tha Ancelotti.

Më tej, trajneri i ekipit napoletan thotë: “Ky sezon ka qenë pozitiv, por fitimi i këtij trofeu mund ta bëjë atë edhe më të bukur. Mbetet një trofe që shpëton sezonin tonë, pasi e duam një kupë. Unë jam mësuar me këto ndeshje në mesjavë, tani edhe lojtarët duhet të ambientohen me këtë klimë edhe pse ndryshon diçka, pasi do të luajmë çdo të enjte”, u shpreh Carlo Ancelotti.

Related posts

THYEN “PLESHTIN” DHE RONALDON/ Ja rekordi që vendos sulmuesi Haaland në Champions League…

Delo.autor

Kush janë lojtarët me më së shumë sezone në një skuadër?

Sadik.Autor

Përfundon pjesa e parë Luftëtari-Kamza, ja rezultati

Q.Autor

Leave a Comment