Futboll Premier League Sport

I KËNAQUR NGA FITORJA/ Sarri: Vendimi për ta ulur Kepa-n në stol ishte shumë i thjeshtë

Maurizio Sarri ka mbetur i kënaqur nga fitorja 2-0 e Chelsea-t ndaj Tottenham në Stamford Bridge.

“Mendoj se paraqitja ishte e ngjashme me ndeshjen e fundit, fatmirësisht rezultati është ndryshe. Pedro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe i vlefshëm për ne në fazën mbrojtëse.

Isha i sigurt që lojtarët do të ndiqnin udhëzimet e mia pas kemi një marrëdhënie shumë të mirë.

Në muajin e fundit madje është përmirësuar. Caballero? Ai është një portier i mirë dhe një njeri i madh, diçka e rëndësishme për ne në fushë dhe jashtë saj.

Megjithatë, kemi nevojë për vazhdimësi. Ndeshjen e fundit luajtëm shumë mirë, por u zhgënjyem me rezultatin, por këtë herë rezultati ishte më i mirë.

Vendimi për të lënë Kepa-n jashtë lojës ishte shumë i thjeshtë sepse ai bëri një gabim shumë të madh dhe duhet të paguante gjobën drejt klubit. Sot i pagoi edhe ekipit. Ishte vetëm një mesazh për të gjithë skuadrën, dhomën e zhveshjes, ne jemi një skuadër – jo 25 individë.

Tani mjaft më me pyetje, ai incident është pjesë e së shkuarës dhe në të ardhmen Kepa do të jetë titullar.”

Related posts

HAZARD MBYLL SEZONIN PARA KOHE/ Zidane mendon të ndryshojë skemë në El Clasico!

Delo.autor

Barcelona lë të lirë kampionin e botës, gati transferimi te PSG

Sadik.Autor

FINALJA E CHAMPIONS/ Çmimi i biletave arrin në nivel rekord, deri në 10 mijë euro

F.autor

Leave a Comment