Futboll Premier League Sport

MUND TA DËBONTE NGA SHTËPIA/ Trajneri i Manchester Unitedit nuk dëbon Van Dijk, ja arsyeja

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se nuk do të dëbojë Virgil van Dijk nga rezidenca e tij luksoze me vlerë £4milionë. Qendërmbrojtësi i Liverpool ka marrë me qira shtëpinë me pesë dhoma gjumi në Cheshire të trajnerit të porsakonfirmuar të Manchester United.

Gjithsesi me Solskjaer që do të qëndrojë në Veri-Perëndim për 3 vitet e ardhshme, kishte pasiguri në lidhje me situatën e strehimit të mbrojtësit holandez të Liverpool.

I pyetur nëse kishte njoftuar e paralajmëruar Van Dijk për lirimin e banesës, Solskjaer deklaroi: “Jo nuk e kam bërë, ne kemi një kontratë për atë çështje”. Ndërkohë, Solskjaer ka kaluar këto 9 javë duke jetuar në Lowry Hotel që nga momenti kur u emërua në krye të “Djajve të Kuq” më datë 19 dhjetor.

Rezidenca e Solskjaer shtrihet në një sipërfaqe prej 3.4 ha dhe përfshin një kopësht gjigant. Ka një dhomë për mediat, një dhomë gjumi “master” me dhomë zhveshje, sikurse dhe një banjo suite, me gjithashtu 4 dhoma të tjera. Van Dijk ka shijuar gjithashtu edhe dhomën pishinë dhe palestrën si pjesë e pronës së marrë me qira nga Solskjaer.

Related posts

PEREZ nuk kursehet/ Elozhe për RONALDON dhe ZIDANE, ata janë…

Isa.Autor

FITOI DERBIN ME TIRANËN/ Gega: Nuk mund të them që jemi për titull, edhe në teatër…

Isa.Autor

Memushaj në udhëkryq, dëshiron të kthehet te ish-ekipi

Sadik.Autor

Leave a Comment