Futboll Sport

ICARDI LARG INTERIT/ Por Maksi Lopez e “burgos” në Itali, ja arsyeja

Çështja Ikardi-Inter ka trazuar shumë ambientin zikaltër. Sulmuesit iu hoq shiriti i kapitenit dhe më pas ai nuk pranoi të grumbullohej me skuadrën për ndeshjen e Europa Ligës. Ikardi u shtir si i dëmtuar, gjë që e nxorën në pah analizat e bëra nga klubi. Tashmë argjentinasi po shikon mundësinë për tu larguar.

Në Itali është Juventus skuadra e interesuar, por Marota e ka bërë të qartë se nuk e shet te Juventusi. Një tjetër ekip që dëshiron sulmuesin është Reali i Madridit, por këtu ka një problem. Ikardi së bashku me Vanda Narën po rrisin fëmijët në Itali, ku 2 prej tyre janë të Maksi Lopezit, ish bashkëshortit të Vandës. Është pikërisht Lopez ai që mund të bllokojë largimin e tyre nga Italia, për shkak të atësisë së fëmijëve. Marrdhënia mes tyres është acaruar së fundmi pasi çifti nuk e lejon Maksi Lopez të kominikojë me fëmijët e tij.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Inter i gatshëm për ofertën e çmendur të Pogba

Isa.Autor

FENOMENI ADSHEAD/ Refuzon Barçën dhe Man City për kategorinë e tretë

Isa.Autor

Ronaldo dëshiron të bëhet aktor kur të pensionohet

Q.Autor

Leave a Comment