Futboll La Liga Sport

ISHTE LIDERI NË “KUPËN E MBRETIT”/ Suarez: E dinim që do të shpërbëhej me 1 gol, ia dolëm…

Luis Suarez nuk zhgënjen kurrë në “El Clasico”. Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e 11- të në portën e Realit në 13 ndeshje të luajtura. Uruguaiani ishte lideri i skuadrës së Valverdes dhe udhëhoqi formacionin drejt finales së Kupës. Pas ndeshjes ai tha se ekipi nuk luajti mirë, por tregoi se pas shënimit të golit të parë e dinin që do të gjenin më shumë hapësira për ta tronditur kundërshtarin. “El Pistolero” shkrepi dy herë dhe ishte më i miri i ndeshjes.

KUALIFIKIMI- “Arritëm të siguronim synimin e parë të sezonit, që ishte finalja e Kupës së Mbretit. E donim patjetër këtë objektiv, pavarësisht se u thanë shumë të pavërteta në fillim dhe se Barcelona do ta injoronte Kupën për të përqendruar forcat në kompeticionet e tjera. Ne duam të fitojmë gjithçka”.

REZULTATI– “E dinim mjaft mirë që po të shënonim një gol, ata do të hidheshin në sulm dhe ne do të kishim më shumë hapësira për të shënuar gola të tjerë. Ia dolëm t’i shfrytëzonim mjaft mirë rastet që patëm”.

KRITIKA- “Ne lojtarët jemi mësuar me kritikat, por edhe me elozhet që na bëhen. Nuk duhet t’u japim rëndësi, sepse futbolli ka momentet e mira dhe të këqija. Unë dua të falënderoj të gjithë klubin dhe shokët për ndihmën dhe për mbështetjen që më kanë dhënë. Duhet të jem gjithmonë në nivel të mirë për të përligjur emrin e skuadrës ku luaj”.

TË SHTUNËN– “E dimë vështirësinë e një ndeshjeje kampionati. Kemi shumë pak ditë për të përgatitur takimin, por duhet të rikuperojmë forcat dhe të jemi gati për të shtunën. Është gjithmonë bukur të shënosh në ‘Bernabeu’. Më shumë se i lumtur për golat, jam për kualifikimin në finale”.

PA TOP- “Çdo ndeshje ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Është e vërtetë që nuk luajtëm në mënyrën që donim, por futbolli prandaj është i bukur. Ka momente që duhet të kuptosh se disa gjëra duhen korrigjuar”.

NDESHJA- “Humbëm shumë duele dhe topa në mesfushë. Nuk e kontrolluam dot lojën, por në fund u përmirësuam. Jemi thjesht një hap larg fitores së Kupës, por duhet të presim dhe të përgatitemi për finalen. Deri atëherë ka ndeshje të tjera dhe të rëndësishme”.

Related posts

“LARG ALKOOLIT E DUHANIT”/ Edi Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s për më shumë aktivitet fizik

Delo.autor

U MARTUA ME DASHURINË E FËMIJËRISË/ Shihni foto-n e rrallë të Messit me Antonelën

Delo.autor

Manuel Neuer sheh dritën, thirret nga Bayern Munich pas tetë muajsh

Sadik.Autor

Leave a Comment