Futboll Ligue 1 Sport

INJORON “PLESHTIN” DHE CR7/ Patrick Kluivert: Ja golashënuesi më i mirë në botë

Trajneri aktual i Kamerunit, Patrick Kluivert, ka thënë në një intervistë për “360 Sport” se ka shumë admirim për kampionin e ri botëror, Kylian Mbappé. Madje, ish-sulmuesi i njohur holandez konstaton cilësi të përsosura te 20-vjeçari, që të jetë golashënuesi më i mirë sot për sot.

Ish-lojtari i Ajax, Milan, Barcelona dhe PSV tregon se cilat janë kërkesat themelore për të qenë një golashënues i madh: “Shënimi i golave është 70% instinkt natyror, 30% të tjera lidhen me të mësuarit në stërvitje, si dhe mënyrën e orientimit në fushë, ku e kërkoni topin, ose si komunikoni me shokët“.

Edhe pse Kluivert e pozicionon Mbappé në vendin e parë, ai, gjithashtu, ka nënvizuar sulmues të tjerë të mëdhenj, si Marcus Rashford dhe Aubameyang. Në rastin e Rashford, holandezi guxon ta rekomandojë atë si një zëvendësues të mundshëm për Luis Suárez te Barcelona, duke iu referuar shpejtësisë dhe lehtësisë së tij në shënimin e golave.

Ndërsa Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pothuajse çdo javë duke e dërguar topin në rrjetë, Kylian Mbappé është lojtari më i rëndësishëm në këtë “shkallëzim”, sipas holandezit.

“Për mua, golashënuesi më i mirë sot për sot është Mbappe”, – pohon Kluivert, për të cilin francezi i ka të gjitha cilësitë për t’u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i futbollit aktualisht.

Kylian Mbappé u bë lojtari më i ri, që shënon tetë gola në Champions, me vetëm 18 vite e nëntë muaj mbi supe, një shifër që Messi e arriti në moshën 20 vjeç e shtatë muaj. Aktualisht, talenti francez ka 18 gola në Ligue 1 dhe 3 gola në Champions.

Related posts

Epike! Gjyqtari i Bundesligas ha ëmbëlsirën e hedhur në fushë nga tifozët e Mainzit

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Askush nuk beson tek Vinicius Junior, senatorët probleme me të riun e Real Madrid

Delo.autor

Guardiola e thotë përsëri: Skuadër favorite është ajo ku luan Messi

Q.Autor

Leave a Comment