Futboll La Liga Sport

PAS BARAZIMIT NË “CAMP NOU”/ Real Madridi vazhdon ta ruajë rekordin e vet në “El Clasico”

Real Madridi ka vazhduar rekordin e vet, duke shënuar gol në ndeshjet larg shtëpie, kundër rivalëve të mëdhenj katalanas. Lucas Vazquez shënoi në minutën e gjashtë të pjesës së parë të gjysmëfinales së “Copa del Rey” në Barcelonë, ndërsa Malcom barazoi në pjesën e dytë.

Ky ishte goli i parë i Vazquez në “El Clasico”, në paraqitjen e tij të shtatë në formacionin e parë. Me golin e tij, Real Madridi ka zgjeruar rekordin për ndeshjet e njëpasnjëshme në Barcelonë, duke shënuar të paktën një gol, pasi e ka bërë këtë në 15 ndeshje të drejtpërdrejta. Të bardhët kanë shënuar gjithsej 26 herë në këto ndeshje.

Sergio Ramos, gjithashtu, bëri një pjesë të historisë në ndeshjen e së mërkurës, pasi 32-vjeçari u bë lojtari me më shumë “El Clasico”, në të gjitha garat, në shekullin e 21-të. Me paraqitjen e tij të 40-të në “El Clasico”, Ramos barazoi legjendën e Barcelonës, Xavi Hernandes, në këtë kategori.

E mërkura regjistroi ndeshjen e dytë të Real Madridit në “Camp Nou” për këtë sezon. “Los Blancos” arritën të shënonin në ndeshjen e tyre në La Liga, në Barcelonë, por kjo ishte e vetmja gjë pozitive në një humbje 5-1 ndaj Blaugranëve.

Kjo ndeshje rezultoi fatale për Julen Lopetegui, që u shkarkua nga drejtimi i Real Madridit dhe u zëvendësua nga Santiago Solari. Skuadra e Solarit bëri shumë më mirë se e paraardhësit të tij, të mërkurën, duke hedhur një hap të mirë kualifikimi në gjysmëfinalen e dytë në “Santiago Bernabeu”, më 27 shkurt.

Related posts

Franca Kampione e Botës, FIFA e kishte përcaktuar që në fillim (FOTO)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ PSG nis kontaktet për një tjetër super goditje, kërkon të marrë yllin e Premier…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje spektakolare, Chelsea mposht Malmon me “POKER”

Delo.autor

Leave a Comment