Futboll I pakategorizuar Sport

INTER SHTYN RINOVIMIN E ICARDIT/ Mortta ka një plan B

Rinovimi i Mauro Icardit me Interin nuk do të ndodhë në këto kohë, ashtu siç ishte parashikuar, pritej të ndodhte një takim mes agjentes së tij, Wanda Nara me drejtuesit e klubit, por zikaltrit kanë vendosur që çështja për rinovimin e kontratës me kapitenin të shtyhet deri në prill.

Janë dy muaj kohë që drejtori Beppe Marotta i ka kërkuar vetë sepse ai është i bindur se asnjë klub nuk do e paguajë klauzolën prej 110 milionë euro të sulmuesit. Aq më tepër që Icardi ka që nga mesi i dhjetorit që nuk ka shënuar gol, ecuria e të cilit është vënë në pikëpyetje.

Më parë, bashkëshortja e tij, Nara deklaroi se telefoni i saj është i hapur dhe pret telefonata nga cilido person. Real Madrid po e vëzhgon me interes situatën, pasi në mesele futet edhe Paulo Dybala tani.

Argjentinasi i Juventusit ka marrëdhënie të shkëlqyer me Marottan dhe drejtori tundohet shumë për ta marrë atë në Milano. Nëse Icardi nuk rinovon, atëherë “La Joya” do vishet zikaltër, Real Madrid do marrë sulmuesin e Interit. Gjithçka do bjerë në qetësi këto dy muaj, derisa të vijë prilli do ketë kohë që situata të ndizet në tri kampe njëherësh Inter-Real Madrid-Juventus.

 

Related posts

Tjetër dëshmi se Zidane gaboi rëndë në transferime gjatë verës, i lë në shtëpi të gjitha blerjet e reja

Q.Autor

U SHKARKUA NGA TIRANA/ Egbo: Nëse dikush e bën më mirë punën se unë është i mirëpritur

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT “ZIKALTËR” NË UDHËKRYQ/ Barcelona frenon te Lautaro, zbulohen arsyet

Delo.autor

Leave a Comment