Futboll Premier League

Man. United kërkon t’i rrëmbejë një lojtar me peshë Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic po mendon seriozisht transferimin te Manchester United gjatë merkatos së verës. 30-vjeçari është një nga emrat më të preferuar në listën e klubit anglez për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm, me Jose Mourinho që dëshiron t’i shtojë një lojtar cilësor mesfushës së skuadrës.

Gazeta spanjolle “Diario Gol”sugjeron se Rakitic tundohet nga ideja për të luajtur në “Old Trafford”, por fillimisht dëshiron të kuptojë synimet e drejtuesve të klubit katalanas për të ardhmen e tij, dhe për rolin në ekipin e Ernesto Valverde. Mendohet se lojtari i kombëtares Kroate i ka komunikuar Manchester United se nuk do të marrë një vendim të përshpejtuar dhe t’i kthejë përgjigje përfundimtare pas 1 muaji, me klubin blaugrana që pas eliminimit nga Champions League, synojnë të fitojnë dy trofetë për të cilët janë në garë, La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

Nga ana tjetër mesfushori 30-vjeçar ka pësuar një dëmtim në gisht në humbjen 3-0 që Barcelona pësoi kundër Romës, me lojtarin që do t’’i duhet të nënshtrohet një operacioni. Barcelona do të bëjë një komunikatë për shtyp pas ndërhyrjes që Rakitic duhet të kryejë për të përcaktuar edhe kohën e saktë të rikuperimit të lojtarit.

Përveç transfertave hyrë të “Djajve të Kuq”, ka të reja edhe përsa i përket organikës aktuale të skuadrës angleze, me disa lojtarë që në merkaton e verës priten të bëjnë gati valixhet për t’u larguar. Një nga këto emra ishte edhe ai i Marcus Rashford. Gjithsesi sipas ESPN, drejtuesit e klubit nuk kanë ndermend ta shesin sulmuesin 20-vjeçar, edhe pse dëshira e Rashford është transferimi në një tjetër klub ku synon të ketë më shumë minuta në dispozicion. Por siç bëjnë me dije te Manchester United nuk ka asnjë ofertë zyrtare për anglezin, por edhe në rast se do të kishte ato do të refuzoheshin.

Related posts

E BUJSHME/ E kërkuan Bayern dhe Barcelona, talenti shqiptar befason me zgjedhjen. Transferohet tek…

Delo.autor

“BISHA” IBRAHIMOVIC BEFASON MJEKËT/ Milan merr dy lajme të mira përpara ndeshjes me Romën

Delo.autor

“RAMOSI I BARÇËS”/ Katalanasit kalojnë në avantazh me mbrojtësin spanjoll

Isa.Autor

Leave a Comment