Futboll Sport

Ish-futbollisti i Realit: Messi i pandalshëm, është nga një botë tjetër

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është e pamundur që të ndalet, sipas ish-sulmuesit të Real Madridit, Rafael van der Vaart. 31-vjeçari argjentinas po shijon një sezon spektakolar, duke shënuar “hat-trick” e 50-të në karrierën e tij. Këtë “jubile” e rrumbullakosi në fitoren e La Liga-s ndaj Sevilla, të shtunën e kaluar.

Përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Van der Vaart foli për atributet që e bëjnë Messin të pandalshëm. “Ai është nga një botë tjetër, – tha holandezi për “El Larguero”. – U mahnita me paraqitjen që bëri kundër Sevilla. Është e pamundur ta ndalosh atë, sepse ai shfaqet kudo. Ai vallëzon me topin, ka shpejtësi dhe teknikë, ndaj nuk mund ta mbrosh”.

Van der Vaart shpreson që ish-skuadra e tij të përparojë në finalen e Kupës së Mbretit, me sfidën e parë të mbyllur 1-1 në “Camp Nou”. Ish-lojtari i kombëtares së Holandës kujtoi një “El Clasico” të një dekade më parë, kur Messi dhe Thierry Henry shënuan në fitoren 6-2 të Barcelonës në Madrid: “Kur isha në Madrid, Barcelona ishte shumë më mirë se ne, shumë më mirë se të gjitha ekipet e tjera në botë, në atë kohë. Më kujtohet që ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6, dukej si një lojë “PlayStation”.

Related posts

E ARDHMJA E DONNARUMMAS/ Milani ndërton formulën për rinovimin e kontratës, ja shifra e çmendur

Delo.autor

GARUES MES LEGJENDAVE/ Si krahasohet Mbappe me “Fenomenin”, Raul, Messi, CR7

Isa.Autor

PSG VENDOS ÇMIMIN PËR NEYMAR/ “Los Blancos” dhe Juventus befasohen nga vlera prej…

Delo.autor

Leave a Comment