Futboll Sport

ISH-PRESIDENTI I “KUQEZINJVE”/ Befason Berlusconi: Milani nuk më mungon…

Silvio Berluskoni, ka qenë një nga presidentët më të suksesshëm të futbollit elitar italian. Në vitin 1986 ai bleu Milanin, klub që e shiti në 2017-ën. Duke korrur shumë suksese.

82-vjeçari vendosi që pas Milanit të blinte Monzën, ekipi që militon në kategorinë e tretë të futbollit italian. Në një prononcim të dhënë për mediat italiane, Berluskoni tregon se Milani nuk i mungon dhe se me Monzën bashkë me Galianin kanë një projekt interesant.

“Nuk më mungon Milani dhe as darkat e këndshme. Darkat ishin diçka e bukur, nga të cilat kanë dalë shumë të pavërteta ndaj meje”.

“Unë Monzën e bleva prej insistimit të Galianit. Duam të ndërtojmë një skuadër model, që në përbërje të ketë djemë të rinj italian dhe të pastër nga mjekra apo tatuazhet, duke mos pasur as vathë. Të jenë “fair-play” dhe të kenë respekt ndaj gjyqtarit. Objektivi ynë më i madh nuk është të ngjitemi në elitë, por të ndërtojmë një ekip shembullor”, përfundon Silvio Berluskoni.

Related posts

NAGELSMANNN KËRKON TË LËRË GJURMË NË MYNIH/ Bayern, 3 arsyet pse është favorit për titull

Delo.autor

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Tirana-Partizani në “Air Albania”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Titulli i hequr i Skënderbeut, ja kur pritet të merret vendimi nga KAS-i

Q.Autor

Leave a Comment