Bundesliga Futboll Sport

ADMIRON ISH-SKUADRËN BAVAREZE/ Joshua Kimmich: Ai është një “dashnor” i lojës…

Joshua Kimmich (24 vjeç) dha një intervistë për “France Football”, në të cilin flet, ndër të tjera, për emra të tillë si Pep Guardiola, Philipp Lahm dhe Xabi Alonso. Lojtari i talentuar i Bayern Munich shpreh admirimin e tij për ish-trajnerin dhe ish shokët e tij, me të cilët fitoi titujt e parë në “Allianz Arena”:

Me Pep e kam shijuar çdo stërvitje. Ai është një teknik perfeksionist, i cili vazhdimisht shqetësohej për detajet dhe nuk dëshironte t’i linte asgjë rastësisë. Seancat e tij stërvitore ishin tepër intensive. Ai është një “dashnor” i lojës së bukur. Në nivel personal më bëri të evoluoj në pozicione të ndryshme, për t’u bërë një futbollist i gjithanshëm.

Para takimit tonë të parë, Pep kishte qenë i shqetësuar për të më analizuar nga A në Zh. Dhe kur më foli çka isha si futbollist, unë e njoha veten 100%. Guardiola më siguroi se do të kisha shansin tim dhe se betohej për mua. Pa një bisedë të tillë, unë nuk do të kisha ardhur“, – thotë ndërkombëtari gjerman.

Sa iu përket atyre që e krahasojnë me Philipp Lahm, tashmë në “pension”, ai pohon: Rregullsia e aktivizimi të tij në ndeshje ishte e pabesueshme. Ndeshjet e tij të këqija mund të llogariten me gishtat e një dore. Do të doja të bëja sa më pak gabime si ai. Për mua është një burim frymëzimi”. 

Sa i përket Xabi Alonso, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes, gjithashtu, Kimmich nënvizon: Një lojtar me saktësi kirurgjikale, më ka lënë përshtypje gjithmonë. Pozita ime e preferuar është e njëjtë me të tijën (në qendër, përpara mbrojtjes). Alonso ishte një frymëzim i vërtetë. Leximi i tij i lojës ishte i pabesueshëm.

Jam i kënaqur që e kam pasur shok grupi për dy sezone. Ai është ndoshta lojtari më i fortë, me të cilin kam luajtur. Në sistemin e Guardiolës, Xabi ishte futbollist i përsosur. Gjithmonë e dija se ku do ta kalonte topin, edhe para se ta merrte. Ai ishte truri i ekipit“.

Related posts

REAL MADRID NË KRIZË/ Pas humbjes ndaj Shakhtar në Champions, klubi merr vendimin për Zidane

Delo.autor

“VITIN TJETËR DUA…”/ Neymar flet hapur: E vetmja gjë që dua është të luaj me Messi-n

Delo.autor

ZYRTARE/ Portieri largohet nga gjiganti i Premier League, kaloi 4 vite në klub

Delo.autor

Leave a Comment