Futboll Premier League Sport

ISH-SULMUESI I “TË KUQVE”/ Emile Hesky konfirmon: Nëse Liverpooli nuk fiton titullin, përgatituni për…

Skuadra e Liverpool rrezikon të humbasë verën e ardhshme sulmuesin Mohamed Salah dhe jo vetëm atë në rast se nuk do të fitojnë titullin kampion në Premier League. Rezultatet e fundit në kampionat kanë vënë në panik skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp, që tani nis të shohë se si rivalët afrohen ndjeshëm në renditje. Dhe dështimi në Premier mund të ketë impakt shumë të keq te skuadra, me largimin e yjeve.

I pari që do të braktiste anijen është pikërisht Salah, lideri i skuadrës, që në rast se nuk fiton ndonjë trofe këtë sezon do të largohet. Këtë gjë e konfirmon Emile Hesky, ish-sulmuesi i këtij ekipi. “Trajneri Klopp e di shumë mirë se është i detyruar të fitojë diçka këtë sezon, në të kundërt do ta ketë shumë të vështirë të ruajë grupin e lojtarëve për sezonin tjetër. Liverpool është gjithnjë në rrezik se lojtarët më të mirë mund të largohen në rast se nuk fiton”, tha Heskey.

“Unë shoh se skuadra ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me trajnerin dhe fansat dhe ky është një lajm i mirë, por kjo nuk është arsye që ata të qëndrojnë. Lojtarët duan trofe dhe nëse nuk e realizojnë këtë gjë te Liverpool do të kërkojnë ta bëjnë në një vend tjetër”, u shpreh Heskey, që ka luajtur për 4 sezone me “Reds” (2000-2004, ku në 150 ndeshje ka realizuar 39 gola.

Related posts

Bregu prezantohet tek Skënderbeu: Objektivi primar është fitimi i titullit kampion

Isa.Autor

“TË KUQTË” NË KRIZË/ Liverpool pëson humbjen e katërt radhazi, Everton dhe Ancelotti festojnë në derbi

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Priten 6 përballje, ja ku do të luajnë Tirana dhe Kukësi…

Delo.autor

Leave a Comment