Futboll Seria A Sport

“JAM I BINDUR SE…”/ Marotta konfirmon: Për të shkarukuar një trajner duhet të…

Beppe Marotta konfirmon besimin e tij dhe të klubit te trajneri zikaltër Luciano Spalletti. Administratori i Deleguar i Inter ka komentuar gjithashtu momentin negative që po përjeton klubi milanez, që kulmoi me disfatën e të dielës ndaj Bologna, që u pasua nga një takim mes trajnerit dhe drejtuesve më të lartë të shoqërisë zikaltër.

“Mbrëmë ishte një takim normal, që ndodh si në fitore ashtu edhe në humbje. Pozicioni i trajnerit është shumë i konsoliduar. E ardhmja e tij nuk varet nga rezultati i ndeshjes me Parmën”.

“Nevojitet një ndryshim mentaliteti, teksa mbeten edhe 16 ndeshje dhe ndodhemi në vend të tretë. Kontigjenti është i fortë dhe trajneri është i aftë. Unë si drejtues në këto 22 vitet e fundit nuk kam shkarkuar kurrë një trajner”.

“Për të shkarukuar një trajner duhet të ekzistojnë situata vërtetë specifike. Edhe në të kaluarën Inter ka patur periudha të vështira, por ka dalë gjithmonë mbi ato”.

“Jam i bindur se do të ndodhë edhe këtë herë dhe trajneri, që është i aftë, do të di të na nxjerrë nga kjo gropë thithse, duke konsideruar që ka eksperiencë në futboll”.

“Ai ka një kontratë deri në 2021 dhe klubi beson se mund të ndërtojë një të ardhme me atë. Normalisht që titulli kampion nuk mund të jetë një objektiv për momentin, por sigurimi i një vendi në Champions mbetet objektivi primar”, u shpreh Marotta, i cili në mbyllje mohoi takimin aq të përfolur me Antonio Conte: “U bë muaj që nuk dëgjohem me atë”.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Vetëm një gol larg Raul, ylli Benzema futet në “klubin” e legjendave të Champions-it

Delo.autor

“Shqiponjat” e Xhakës dhe Shaqirit çështje në politikën zvicerane: Jemi krenarë për…

Isa.Autor

“BOMBË” NGA MEDIAT ANGLEZE/ Murinjo do tentojë në verë për…Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment