Futboll Seria A Sport

DONNARUMMA SI “SUPERMAN”/ Statistikat e “frikshme” të portierit në ndeshjet e fundit

Deri në javën e dhjetë të kampionatit, porta e Milanit ishte kthyer në shënjestër dhe plot 14 topa kishin përfunduar brenda në rrjetë, për t’u mbledhur nga Gianluigi Donnarumma, mes kritikave dhe dyshimeve se ndoshta nuk do të mund të bëhej kurrë portier i madh. Portieri nuk ishte ende i qetë, skuadra po vuante në mbrojtje dhe Gattuso ende nuk kishte formuar atë soliditet dhe ekuilibër taktik që të krijonte një “mur” mbrojtës përpara numrit “1” të portës. Sot, portierët më të mirë në botë (nga Alison te De Gea, Cortuois dhe Neuer) i falen sidomos prapavijë së hekurt. Pa mbrojtjen, vështirë se do të kishin ato vlerësime kartonash apo rendiment.

Rasti më i fundit është i Juventusit. Skuadër që në këto shtatë vitet e fundit ka dominuar në Itali dhe ku mbrojtja ishte pika më e fortë. Ndeshje të mbyllura me vetëm 1 gola dhe deri në 10 apo 12 javë pa pësuar gol. Mjaftoi dëmtimi i Chiellinit dhe Bonuçit në të njëjtën kohë për të nxjerrë të gjitha zbuluar: dy ndeshje, gjashtë gola të pësuar, në xhiron e katër ditëve.

E njëjta situatë ndodhte me Donnarumman, që sezonin e shkuar përjetoi një trysni të jashtëzakonshme. Çështja e rinovimit të rrogës me shifra marramendëse për moshën e tij (6 mln euro në sezon vetëm 18 vjeç) bëri që tifozët të shpërthenin. Njëherë largimi, më pas qëndrimi me kontratën e pasur. Pronarët kinezët dhe ambicjet për të gjetur stabilitet. Pasi Donnarumma u la në harresë, por sidomos pasi Milani ndërroi përgatitës portierësh, duke shkarkuar Alessandro Magnin dhe afruar Valerio Fiorin. Por, siguria që Donnarumma ka fituar shfaqet në dhjetë ndeshjet e fundit (tetë kampionat, dy në Kupë). Vetëm 3 gola të pësuar në këto ndeshje. Pra, nga 14 gola të pësuar në 10 ndeshjet e para të sezonit në 3 golat e pësuar në dhjetë ndeshjet e fundit, duke përjashtuar Superkupën e Italisë, sepse ashtu bëhen 4.

Ndaj Romës, Donnarumma ishte i pakalueshëm dhe u desh një devijim i pafat i Musaçhios që ta nxirrte jashtë loje, edhe pse tentoi të shmangte autogolin, por topi përfundoi në këmbët e të talentuarit Zaniolo. Katër pritje të mrekullueshme. Asnjë festë për pritjet, thjesht normalitet për një gjigant që është në sezonin e katërt në Serinë A si titullar. Praktikisht, Donnarumma ka më shumë se 100 ndeshje dhe duket sikur ka një jetë që mbron portën e Milanit, por duhet të mbushë ende 20 vjeç më 25 shkurt.

“Eshtë jashtë normales, një fenomen!”. Nëse këtë fjali e kanë më shumë persona dhe njerëz që me futbollin kanë një jetë, atëherë ndoshta nuk janë thjesht elozhe. Gigio është kthyer të bëjë Superman…

Related posts

“The Best”/ Historia rrëqethëse, lojtari holandez nderohet me çmimin “Fair Play” (VIDEO)

Isa.Autor

TRUKIMET E NDESHJEVE NË SPANJË/ Përfshijnë edhe ndeshjen e Serisë A, ja momenti nga penalltia e dyshuar (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

Leave a Comment