Futboll Sport

JEMI “VIKTIMA” E TIJ E PREFERUAR/ Trajneri i Sevillës: Messi më i miri në botë dhe duket se na ka shumë në qejf

Trajneri i Sevillës, Pablo Manchin, beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, të cilit i pëlqen shumë të shënojë kundër skuadrës së tij.
Sevilla u duk se po luante futbollin e saj kulmor të shtunën në Sanchez Pizjuan, duke kaluar në epërsi dy herë ndaj Barcelonës, por Leo Messi iu kundërpërgjigj me het-trik duke ia siguruar të tri pikët Barcelonës. Superylli argjentinasi e ka çuar në 36 numrin e përgjithshëm të golave ndaj Sevillës, zyrtarisht viktimës së tij të preferuar, me Manchin që tha pas lojës së 10-shit të Barçës i pëlqen të luajë ndaj Sevillës.

“Ne u përballëm me njërin prej ekipeve më të mira në botë dhe kundër lojtarit më të mirë në botë, të cilit duket se i pëlqejmë shumë”, tha Manchin pas ndeshjes. Ai beson se skuadra e tij pati mundësinë ta fitojë këtë ndeshjes, por nuk e shfrytëzoi mundësinë e artë para se Messi ta shfaqte magjinë në fund.

Related posts

BAVAREZËT NË AVANTAZH/ Vjen goli i parë i Bayern kundër Augsburg (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Handanovic bëri një pritje “magjike” në minutën e 92-të i dha Championsin Interit (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Festoi 40-vjetorin, Ibra i dhuron vetes “bishën” 430 mijë euroshe

Delo.autor

Leave a Comment