Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI NIS BISEDIMET PËR YLLIN/ Ofron Dybalan në shkëmbim tek dy skuardrat…

Juventus ka falur përkohësisht sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, për sjelljen e tij pas ndeshjes ndaj Parmës një javë më parë. Lojtari u largua nga stoli para se të mbaronte ndeshja (3-3), pasi mbeti i pakënaqur nga trajneri Allegri, që nuk e aktivizoi.

Duke parë problemet e krijuara, klubi po mendon ta shesë lojtarin në merkaton e verës. Gjithsesi, bardhezinjtë kërkojnë që të sjellin në Torino një zëvendësues të denjë, ndaj drejtori sportiv Paratici ka nisur bisedimet me dy klube të mëdha.

Ideja e tij është që Juventusi të shkëmbejë Dybala me Isco të Real Madrid ose me James Rodriguez, që aktualisht luan me Bayern Mynih. Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë janë gati të bisedojnë me skuadrën “merengues” për këto dy bisedime, duke qenë se Real ka edhe kartonin e sulmuesit kolumbian.

Për transferimin e këtyre dy lojtarëve ka dhënë miratimin e tij edhe sulmuesi portugez Cristiano Rolando, që ka luajtur më parë me ta te Reali. Dëshira e Juves është që në shkëmbim të Dybala të vijë Isco, që konsiderohet më i përshtatshëm për Serinë A.

Related posts

Nagatomo nuk është i vetmi. Montela largon një tjetër lojtar nga Interi

Q.Autor

MILANI fërkon duart/ Jack Wilshere nuk RINOVON, largohet zyrtarisaht nga Arsenali

Sadik.Autor

ISHTE PARASHIKUAR TË ZBARKONTE NË “CAMP NOU”/ Messi i thotë “JO” trasnferimit për super lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment