Gossip Sport

ROONEY FUTET SËRISH NË TELASHE/ Alkool dhe arratisje me banakieren në Florida (FOTO)

Wayne Rooney e ka mërzitur shumë bashkëshorten e tij Coleen dhe është shumë pranë një tjetër sherri të ashpër me të.

Futbollisti anglez i cili tani po vazhdon karrierën në kampionatin amerikan të futbollit MLS u pa duke biseduar me një banakiere e më pas hipi bashkë me të në makinë, pasi kishte 10 orë në lokal duke konsumuar pije alkoolike.

Ish kapiteni i Anglisë, 33 vjeç ishte duke pirë me Vicki Rosiek deri në orën 2.30 të mëngjesit fundjavën e shkuar në Clearwater Beach, Florida. Dhe kjo ndodhi vetëm pak javë, pasi ai u arrestua se ishte i pirë në një aeroport në Washington DC.

Ky është episodi i radhës, ku lojtari e tepron me alkoolin, ndërkohë që në 2017-n ai doli përpara gjykatës pasi ngau makinën në gjendje të dehur. E shoqja këtë sjellje nuk mund ta tolerojë më dhe kjo pritet që ta përkeqësoje edhe më shumë marrëdhënien e kthyer në mjaft të vështirë në vitet e fundit.

rosiek6rosiek5rosiek4rosiek3rosiek2

Related posts

GODET NGA GJYSMA E FUSHËS/ Rooney shënon golin e karrierës, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

SKENARI GATI I PABESUESHËM/ A ka shanse Italia të kualifikohet për në Botëror?

F.autor

FORMACIONET/ Luftëtari për tu larguar nga fundi, Skënderbeu në ndjekje të kreut

Isa.Autor

Leave a Comment