Futboll Ligue 1 Sport

“KAM QARË DY DITË I VETËM NË SHTËPI”/ Ja rrëfimi tronditës i Neymarit

Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me një dëmtim. Këtë gjë e di mirë Neymar që ka pranuar se ka qëndruar dy ditë i mbyllur në shtëpi duke qarë si një fëmijë, pas dëmtimit të fundit të vuajtur në këmbën e djathtë më datë 23 janar.

“Këtë herë vonova më shumë për të kapërdirë goditjen dhe dëmtimin e pësuar. Qëndrova dy ditë i mbyllur në shtëpi duke qarë i vetëm. Isha vërtetë shumë i trishtë”, ka rrëfyer Neymar në një intervistë dhënë për programin “Esporte Espetacular” që do të transmetohet më datë 3 mars.

Sulmuesi i PSG po përballet me një dëmtim në këmbën e djathtë, të njëjtën thyerje që pësoi sezonin e kaluar dhe për të cilën u operua. Për Neymar ky është dëmtimi i dytë: “Ishte shumë më i vështirë ta përballoja, në krahasim me të parin. Herën e parë thashë me vete: sa më parë të operohem, aq më shpejt do të arrij të luaj në Kupën e Botës. Nuk isha kaq i trishtuar si tani”.

Related posts

“TËRMET” NË SPANJË/ Tek BARCELONA kanë filluar të mendojnë LARGIMIN E MESSIT, ja ARSYEJA…

Isa.Autor

Nëse fiton Kupën e Mbretit, Barça arrin rekordin e pathyer prej 85 vitesh

Sadik.Autor

TARE ULTIMATUM AGJENTIT TË SERBIT/ Lojtarin do e lëmë të lirë vetëm nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment